Hahn: Keqardhje për bojkotin, debati politik të zhvillohet brenda Parlamentit

0
170

Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn ka reaguar në ‘Twitter’ për situatën politike në vend, protestën dhe bojkotin e Kuvendit nga ana e opozitës. Hahn shprehet se debati politik duhet të zhvillohet brenda Parlamentit, ndërsa bashkëpunimi qeveri-opozitë është thelbësor për anëtarësimin e vendit në BE.

“Më vjen keq për bojkotin parlamentar të shpallur nga opozita. Debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda Parlamentit. Bashkëpunimi me qeverisë dhe opozitës është vendimtar për synimet e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”- ka thënë Hahn.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here