Standard.al

DITA E PESTË/ Basha nga “çadra e lirisë”: S’ka pazare vetëm qeveri teknike. Rama e Meta të hanë 10 darka bashkë

0

Kryetari i PD-së Lulzim Basha thotë se është i vendosur ti shkojë deri në fund pa asnjë kompromis apo pazar. Në mesazhin që përcolli në çadrën e ngritur prej 18 shkurtit 2017 para kryeministrisë, Basha tha se Rama e Meta duhet të dëgjojnë mirë këtë dhe jo një por 10 darka të hanë bashkë nuk do të ketë asnjë tërheqje apo pazare

Basha: “Do i shkojmë deri në fund pa asnjë tërheqje, komprosim as pazar. Le ta dijë mirë Edi Rama, le ta dëgjojë mirë Ilir Meta, jo një por 10 darka të hanë bashkë buka e popullit do i ngelet në fyt. Nuk ka pazar me zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo nuk është lëvizje e PD-së por lëvizje mbarëpopullore kombëtare.  U them ndonjë analisti që kërcen hu më hu ta ndajnë mëndjen. Kjo që ka nisur nuk ndalet. Shqipëria nuk do të jetë kurrë më si më parë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.