Xhepistet e rrezikshme të Tiranës/ Dëshmia: Më përplasën për muri…

0
159

Dy vajza 17-vjeçare, që prej disa muajsh bënin kërdinë duke vjedhur e në disa raste edhe duke i sulmuar fizikisht personat që plaçkitnin, janë arrestuar dy ditë më parë nga Policia e Tiranës, raporton “Panorama”.

Evangjelia L., nga Tepelena, dhe Anxhela B., nga Tirana, janë vënë në pranga nga shërbimet e Komisariatit nr.3, pasi ishin denoncuar për vjedhje nga një grua dhe një studente. Ato janë identifikuar nga kamerat e sigurisë për të dy rastet e denoncuara dhe pas ndalimit kanë pranuar edhe vetë autorësinë e ngjarjeve.

Dy vajzat kanë qenë të proceduara edhe më parë për vjedhje e shkatërrim prone. Megjithatë, nuk kanë arritur të rehabilitohen duke u “favorizuar” fillimisht nga gjykata, që nëntorin e vitit të kaluar vendosi ndaj tyre masën “detyrim paraqitjeje”, më pas edhe nga amnistia, që pushoi përfundimisht hetimet. Por edhe pse për disa ditë e provuan qelinë, vajzat nuk hoqën dorë nga vjedhja, duke vijuar të plaçkitin në lokale, në rrugë, dyshohet edhe nëpër urbane.

DENONCIMET

“Dy vajza të vogla, me një fjalor rruge, më përplasën pas muri dhe duke më sharë me fjalë që i kam dëgjuar vetëm nga djemtë, më morën celularin dhe portofolin”. Ky ka qenë denoncimi i një studenteje të Shkencave të Natyrës, e cila është sulmuar në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” nga dy 17-vjeçaret e arrestuara.

Shtetasja me iniciale M.S. është paraqitur menjëherë pas ngjarjes në Komisariatin nr.3 dhe ka denoncuar dy vajzat, që, sipas saj, pasi e kanë plaçkitur, janë larguar me vrap në drejtim të “Brrakës” e më pas në Unazë.

Ajo shprehej në kallëzimin e saj se dy hajdutet që silleshin si gangstere, pasi i kanë marrë me forcë portofolin, kanë marrë rreth 7 mijë lekë të rinj që kishte brenda dhe ia kanë kthyer prapë. Po kështu edhe celularin.

Një ditë para kallëzimit të studentes, të njëjtat vajza ishin përshkruar në kallëzimin e një gruaje me inicialet A.S.

Ajo ka deklaruar në polici se po pinte kafe në një lokal përballë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe kishte vënë në karikim telefonin “Samsung”. Vajzat kanë qenë duke pirë kafe aty dhe janë çuar para saj, duke i marrë edhe telefonin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here