“Të mbrohesh nga tersi”. Ja objektet fatsjellëse të njerzve të famshëm

0
1700

Të gjithë, në një mënyrë apo në një tjetër, jemi të fiksuar pas objekteve që mendojmë se na sjellin fat e mbarësi. Brirë, tërfil apo spila. Ja cilët janë fatsjellësit e supersticiozëve të famshëm.

Të gjithë, në një mënyrë apo në një tjetër, jemi të fiksuar pas objekteve që mendojmë se na sjellin fat e mbarësi. Për shembull, Julia Roberts tregon se kur studionte aktrim, në provime mbante gjithmonë të njëjtën veshje, sepse sipas saj, herën e parë që ishte veshur ashtu, i kishte ecur shumë mbarë.

Edhe Madona tregon se ka një unazë që e vendos në gisht qysh nga koncerti i saj i parë, thjesht për fiksimin se mund t’i ecë mbarë. Giorgio Armani nuk ndahet kurrë nga këmisha e tij “fatsjellëse”, e puthitur pas trupit, për të nxjerrë në pah fizikun e formuar nga palestra.

Miuccia Prada është mbretëresha mes stilistëve që kalojnë si vetëtimë mbi pasarelë, megjithatë nuk harron të veshë gjithmonë fundet e shkurtër, me ngjyrë të errët. Para se të futet në skenë, ajo kthen gjithnjë me fund një gotë shampanjë.

Valentino është më trendi dhe më qesharak në zgjedhjen e objektit që i sjell fat. Ai mban gjithmonë në dorë një byzylyk brazilian, që nuk harron ta vendosë edhe kur vesh kostumet elegante dhe këmishët e qepura vetë me merak.

Unë mbaj gjithnjë një gjarpër me vete, pasi ky është edhe simboli i firmës sime”, thotë Roberto Cavalli, që vishet gjithmonë me xhinse dhe xhaketë të zezë. Tërësisht “intelektual”, objekti fatsjellës i Antonio Marasi-t, një copë stofi i kuq, i vendosur në kyçin e dorës.

Një zakon i huazuar nga egjiptianët e lashtë, të cilët mendonin se duke e vendosur në dorë, largonin shpirtrat e këqij. Kemi dëgjuar shpesh se nuk duhet të kalojmë asnjëherë poshtë shkallëve lëvizëse (ato të bojaxhiut), sepse kjo ndjell ters, ose duhet të ndërrojmë menjëherë drejtim kur na pret rrugën një mace e zezë.

Pavarësisht evoluimit dhe zhvillimit të shkencës, supersticioni vazhdon të ekzistojë edhe në ditët e sotme. Por e gjithë kjo ka një arsye, e për më tepër shkencore, që është fryt i teorisë evolucioniste të Darvinit.

Mendimet që e kanë shoqëruar historinë e njerëzimit që në fillimet e saj, të cilat nuk janë vërtetuar ende nga shkenca, gjithmonë kanë ofruar një siguri të madhe, duke na bërë të krijojmë iluzione të kota për atë çka do të ndodhë pjesën tjetër të ditës”, shpjegon një biolog nga Universiteti i Harvardit.

Me pak fjalë, arsyetimi i bazuar në supersticion nuk të lejon të kalosh poshtë shkallëve, gjë të cilën kush më pak e kush më shumë mundohet ta zbatojë me përpikëri. “Sot jemi të aftë t’i nxjerrim jashtë loje të gjitha besëtytnitë e koleksionuara ndër shekuj”, thonë një grup studiuesish. Shkencëtarët kanë përdorur një model matematik për t’u dhënë kuptim këtyre mendimeve e më pas për të zbërthyer domethënien e tyre.

Në këtë mënyrë, ata kanë arritur të tregojnë se çdo besëtytni trashëgohet dhe mbetet në kulturën popullore, derisa raporti kosto – të ardhura të jetë i volitshëm. “Kur një rezultat i tillë mund të ketë shumë shkaqe, natyrisht që situata sa vjen e vështirësohet.

Sot, përballë besëtytnive, qëndrimi i shumë njerëzve është i njëjtë me homeopatinë: shumë herë nuk funksionon, por ndonjëherë edhe ndodh. Atëherë pse nuk duhet provuar?”, thonë studiuesi. Ai që favorizon besimin e vazhdueshëm të këtyre besëtytnive është edhe truri ynë.

Ky është të paktën përfundimi i një shkencëtari nga Universiteti i Harvardit. Ai ka shkruar shumë libra mbi këtë argument dhe për të favorizuar një mentalitet shkencor, ka krijuar edhe një revistë, “Skeptic magazine”. “Truri njerëzor është një makinë që imagjinon të dhëna dhe në mënyrë konstante i vë ato përballë njëra-tjetrës, duke krijuar në bazë të përvojës lidhje e domethënie.

Jo gjithmonë jemi koherentë me atë që shohim në natyrë. Për shembull, jo gjithmonë A-ja është e lidhur me B-në. Kur ndodh kjo, shpesh truri i shumë njerëzve nuk e regjistron këtë të dhënë. Ky proces është burimi i mendimeve magjike dhe besëtytnive”.

Por cilët janë disa nga supersticiozët e famshëm?

Barack Obama, Presidenti i SHBA-ve, ka përdorur gjatë fushatës elektorale një spilë në formë shqiponje si fatsjellëse. Të gjithë kanë frikë nga syri i keq, edhe pse shkenca ka treguar se nuk ekziston. Ku i dihet! Por Obama nuk është i vetmi personazh i famshëm që i beson një objekti apo një rituali për të mbajtur larg fatin e keq.

Ka edhe të tjerë. Cameron Diaz, aktorja bionde bukuroshe, nuk del kurrë nga shtëpia pa vënë në qafë varësen e saj të preferuar dhe njëkohësisht kundër syrit të keq. Lista vazhdon me bukuroshin Brad Pitt. Aktori mban me vete gjithmonë një dhëmb delfini, që sipas legjendave të mban larg rrezikut.

Top-modelja Naomi Campbell tregon se mban me vete gjithnjë një kristal. Sipas Naomi-t, ai zhvillon energjinë pozitive dhe i jep forcë për të përballuar situatat stresuese gjatë ditës. Ndërsa modelja gjermane, nënë e katër fëmijëve, ka pranuar se i frikësohet shumë syrit të keq. Për këtë arsye, sipas disa thënieve të vjetra indiane, mban me vete një dhëmb të saj që prej fëmijërisë.

E nuk ka faj, se deri më tani gjithçka i ka ecur vaj. Si në familje, ashtu edhe në karrierën e saj si modele. Ashtu si Obama edhe Sarkozy u beson këtyre gjërave.
Presidenti francez mban një tërfil mbi skrivaninë e tij në Elize. Tradicionalisht, tërfili me katër fletë është konsideruar si objekt fatsjellës./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here