Ndërtimet në Park/ Mbarojnë fushat me bar artificial, por më çfarë u prodhua lënda e parë?

0

 

Loading...

“Hidhen dyshime se bari artificial që po ndërtohen fushat në parkun e liqenit, por ndërtohen me barë artificial i cili është i dëmshëm për njerëzit”

Nisma që ka prezantuar Erion Velaij në Bashkinë e Tiranës duket se ka një fije të hollë lidhjeje, me ndërtimet në parkun e liqenit. Gomat sipas Vealij duhet që të hiqen të gjitha nga rrugët pasi ndotin ambientin, dhe janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Por nuk dihet se ku shkojnë të gjitha këto goma të cilat mblidhen çdo ditë. Sipas Velaijt janë 1 mijë goma në ditë që janë 30 mijë në një muaj.

Lidhja me parkun

 Ndërtimet në parkun e liqenit po shkojnë drejt fundit dhe fushat e futbollit, të cilat janë me bar artificial po përfundojnë dhe po presin inaugurimin. Por në fillim duhet që të tregojmë se çfarë ka thënë bashkia në projektin fillestar të saj. Sipas Bashkisë materialet që do të përdoreshin për të kthyer fushat pranë varrezave të ushtarëve Britanik. Në projekt thuhej se këto fusha që ishin ambiente me baltë (të në të vërtetë ishin me barë), dhe do të ktheheshin në një mjedis ku mund të luajnë të gjithë.  Sipas projektit , materialet që do të përdoreshin në këtë vend ishin vetëm ashklat e drurit, dhe dheu dhe gurët. Por këto fusha janë kthyer të gjitha në beton, dhe me bar artificial. Çështja e parkut të liqenit ka qenë shumë e nxehtë, pasi parku është e vetme hapësirë e gjelbër dhe ka një ndjeshmëri për publikun. Më poshtë po ju tregojmë atë që kemi botuar përpara dy muajsh, në lidhje me projektin, i cili fliste për shndërrimin e kësaj hapësire dhe materialet që  do të përdoreshin.  

 Lajmi

 Hapësira në të cilën janë nderuar këto fusha është në krahun perëndimor, të varrezave të britanikëve që janë vrarë në Luftën e Dytë Botërore. Hapësira e fushave që janë në atë zonë janë  kthyer tashmë në beton dhe është shkatërruar toka që ka qenë. Sipas parashikimit aty janë ndërtuar  disa fusha për sporte të ndryshme, të cilat janë fushe futbolli, një fushe regbie,  një basketbolli dhe një volejbolli. Projekti përfshin gjithashtu, ngritjen e një sistemi qarkues pankinash për spektatorë, si dhe vendosjen e Info Point për të komunikuar me qytetarët. Ndërtimi i një infrastrukture mbështetëse, për të siguruar një sistem ndriçimi e mirëmbajtjeje, është parashikuar në funksion të kompleksit të ri sportiv.

Kjo ndërhyrje do të jetë e dyta nga agjencia e Parqeve dhe e Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, e cila tjetërson hapësira të gjelbërua  brenda një territori ndaj të cilit publiku ka një ndjeshmëri të lartë. “Me anë të këtij projekti synohet të rikualifikohet infrastruktura ekzistuese më një: Fushë futbolli dhe regbi ( 2 ne 1 ), Fushë basketbolli, Fushë vollejbolli dhe një info point. Nga monitorimi që i është bërë kërkesave të komunitetit për shfrytëzimin sa më të mirë të parkut vazhdimisht APR ka hasur në kërkesën e ngritjes së fushave sportive. APR pasi studioi me vëmendje hapësirat në PMLAT propozoi që fushat të jenë në zonën pranë Varrezave të Ushtarëve Anglezë pasi në këtë zonë mungon pyllëzimi dhe kjo zonë është lehtësisht e aksesueshme nga frekuentuesit e parkut.”-thuhej ne projektin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.  Por diçka që nuk shkon në këtë projekt është edhe emërtimi i tij “Rikualifikimi i fushave”, në një situatë që aty nuk  ka fusha të mirëfillta për të ushtuar sportet e lartë përmendura.

Materialet  që do të përdoren

Më tej në projekt thuhen edhe materialet që do të ndërtohen këto fusha, dhe bie në sy që do të përdoret përsëri betoni. Ky material është premtuar më herët nga kryetari i bashkisë, se nuk do të përdoret kurrë për ndërtim në park. Në projekt thuhet se fusha e basketbollit do te ketë një shtresë betoni prej 15 centimetër, po ashtu edhe fusha e volejbollit. Ndërsa fusha e dyfishtë futboll regbi do të shtrohet me tapet bari, rërë natyrale dhe shtresë granili. Bazamenti “Info Point” dhe pankinat do të jetë beton dhe zhavorr së bashku. Në ndërhyrje parashikohet gjithashtu, ndërtimi i një rrjeti infrastrukturor ndriçuesish, prozhektorësh LED, pusetash, si dhe një numër shtyllash metalike me lartësi prej 7.5 m.

Këto janë vetëm disa nga informacionet që janë bërë publike deri tani, por nga bashkia na është premtuar që do na jepet materiali i plotë , ku sqarohet çdo gjë që do bëhet. Na është premtuar që do të sqarohet opinioni publik për këtë ndërtim dhe çfarë parashikohet që të bëhet. Për shkak se projekti nuk është ende i përfunduar, materialet nuk janë të gjitha gati.

Materialet që janë përdorur

 Sipas projektit për ndërtimin e këtyre fushave nuk do përdorej beton, por vetëm bar natyral dhe rërë. Por sot jemi në një situatë krejt tjetër, pasi në këtë hapësirë janë  përdorur materiale të cilat janë shumë të dëmshme për njerëzit. Një material që është kancerogjen është bari artificial,  dhe i gjithë tapeti i cili përbëhet nga goma të ricikluara. Fusha e futbollit, e cila është edhe me e madhe në përbërje të saj ka përdorur këtë material i cili është shumë i dëmshëm për shëndetin. Nga fotot që janë publikuar shihet qartë që kjo fushë është ndërtuar me tapetë artificial dhe gomina të cilat janë ricikluar më parë. shkeljet që ka bërë bashkia në këtë rast janë shumë, duke filluar që nge mashtrimi i popullit. Pasi ishte premtuar që nuk do të ketë beton dhe asgjë tjetër përveç barit dhe rërës.

Shkelja e dytë është se ka përdorur beton në një pjesë që nuk lejohen ndërtimet dhe aq më tepër me materiale të ngurta si betoni.

Shkelja e tretë është përdorimi i barit artificial në këtë fushë edhe pse sipas studimeve ky bar është kancerogjen dhe i dëmshëm për shëndetin e njerëzve.Por parku nuk është e vetmja pjesë ku përdoret bari artificial nga ana e bashkisë dhe e të gjithë shtetit. Nëpër shkolla dhe institucione të ndryshme ku ka një fushë futbollit të gjitha janë të ndërtuara nga bari artificial dhe nga gominat e ricikluara.

Prandaj edhe një herë duhet të përsërisim pyetjet që i bëmë Veliajt. Ku shkojnë gomat të cilat mblidhen çdo ditë nga 1000? Riciklohen apo asgjësohen?

Pasi të gjithë mund të aludojnë se këto goma të cilat janë vërtetë të dëmshme mund të përdoren për ndërtimin e fushave në Shqipëri dhe problemi mund të bëhet edhe më madhor.

Fëmijët dhe Velaij

 Në vitin e parë të qeverisjes në Bashkinë Tiranë, Erion Vealij, u përpoq më shumë për fëmijët. Ai nderoi kopshte dhe çerdhe, të gjitha me konçension, në të gjithë vitin dhe deklaroi se ky ishte prioriteti i tij. ehde në vitin e dytë përsëri deklaroi se do të kishte prioritet përsëri fëmijët. Por duket se këtë herë ai e ka thyer deklaratën e tij. në një ambient që po ndërtohet për fëmijët dhe që ishte premtuar që do të ishte natyral, po përdoren gjera artificiale dhe të dëmshme. Kjo tregon që Veliaj mund të mos jetë në dijeni të asaj që po ndodh në park, por mund të ketë harruar premtimin që ka bërë, që do të kujdesej për fëmijët. Vealij këtë herë në vend që të kujdeset për fëmijët dhe të gjithë qytetarët, po i vret ata pasi bari artificial që po ndërtohen fushat është kancerogjen.

Loading...

Lini nje pergjigje