Kapeçe: Hoxha, titullar me Italinë dhe pastaj larg Partizanit

0
186

Ka ardhur koha që Alban Hoxha t’i japë lamtumirën Partizanit për të kërkuar një aventurë të re. Për këtë është i bindur përgatitësi i portierëve të klubit kryeqytetas, Mario Kapeçe.
Alban-Hoxha1-470x308
“Mendoj se ka ardhur momenti që Albani të përballet me një eksperiencë të re sepse e meriton për atë që ka bërë këtu dhe ai ka nevojë për një gjë të tillë. Ndoshta ky është momenti i duhur që ai të tregojë aftësitë e tij në një kampionat më të fortë dhe të ndjekur. Partizani ka Xhikën dhe Dajsinanin dhe ne nuk jemi aspak të trembur nëse Albani largohet se kemi edhe dy portierë të tjerë të gatshëm”, deklaroi Kapeçe në një intervistë për “SuperSport”, gjatë leksioneve për të kursit të UEFA-s.

Ai nuk ka asnjë dyshim në aftësitë e portierit dhe mendon se është gati për të treguar vlerat e tij në ndeshjen kundër Italisë, edhe pse është në rivalitet me Thomas Strakoshën.
alban-hoxha-c1200x600-653x380-470x274
“Shpresoj që Albani të luajë titullar në ndeshjen Itali-Shqipëri. Hierarkitë janë të qarta, ai ka qenë aty, dikur portier i tretë dhe tani i dytë dhe besoj se duhet të luajë ai. Është e vërtetë që Strakosha po gjen hapësira te Lacio por në portë ke nevojë për një emër që luan 70-80 ndeshje rresht siç po bën Albani. Por gjithsesi e përsëris se shpresoj që hierarkia të respektohet. Besoj se e meriton këtë mundësi pas shumë viteve sakrifica”, theksoi ai.

Për këdo që dyshon te aftësitë e portierit, sidomos pas daljes shumë të gabuar qw solli barazimin në derbi, Kapeçe shpjegon se nuk duhet gjykuar nga episodet. “Albani gabon shumë pak dhe në rastin e golit të pësuar ndoshta pati një problem në leximin taktik të atij momenti por duhet ta analizoj sërish. Një portier si ai duhet të gjykohet nga ajo që ka dhënë deri tani”.
Alban-Hoxha-vs-Izrael-470x376
Për Shqipërinë, ai ka bindjen se ka një të ardhme të shkëlqyer në portë, ndërsa insiston se edhe kampionati nuk ka nevojë të importojë portierë.

“Në Superligë ka portierë shumë të mirë por unë jam i lumtur me tre portierët që trajnoj te Partizani sepse janë atletë dhe njerëz pozitivë. Dua të veçoj atë të Laçit, por nuk duhet të harrojmë Strakoshën dhe Dajsinanin që ka shumë cilësi. Ashtu siç Shqipëria është rritur në nivelin e Kombëtares, mund ta bëjë shumë mirë edhe në rang klubesh por duhet edhe pak kohë. Duhet të vazhdoni në këtë rrugë, të rrisni talentet që keni në vendin tuaj dhe të evitoni mësymjen e të huajve”, deklaroi përgatitësi i Partizanit i cili është lektor në kursin e organizuar nga UEFA. (panorama sport)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here