Standard.al

Foto/ Manjani reagon ashpër kundër Xhafajt, i përmend lulet për Enverin: Ti je…

1

Ish-­ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka replikuar me deputetin socialist, kreun e komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, i cili tha dje se Manjani dhe disa eksponentë të LSI­-së flasin sipas orekseve të ditës.

Manjani shkruan në “Twitter” se Xhafaj ishte dhe është e shkuara duke i kujtuar socialistit se ai nuk ka ndërmend të konsultohet me të shkuarën e as t’i çojë lule despotit të radhës, duke iu referuar fotos ku deputeti socialist shfaqej me ish-diktatorin Enver Hoxha. E kaluara e Xhafajt ka qenë shpesh dhe objekt kritikash e sulmesh nga opozita.

“Fatmir Xhafaj ishte dhe është e shkuara! Nuk më ka shkuar kurrë ndërmend të konsultohem me të shkuarën, as ti çoj lule despotit të radhës!”, ­shkruan Manjani.

Dje, Fatmir Xhafaj në emisionin “Top ­Story” ka sulmuar ish-­ministrin Manjani për deklaratat e tij se reforma në drejtësi është shkruar keq. Ai kritikoir LSI­-në në tërësi, e cila sipas tij, për reformën bën deklarata vetëm në TV dhe me shkresa zyrtare, pa u konsultuar më parë.

“Nuk di të më kenë kërkuar ndonjëherë ndonjë sqarim apo asistencë dhe të mos u jem përgjigjur. Unë, me kërkesat e LSI­-së jam njohur përmes TV dhe ndonjë shkrese. Brenda koalicionit ata nuk reagojnë”, tha Xhafaj dje.

1 Comment
  1. Daj Jaku says

    Enveristi Xhafa ka në CV e tij torturat ndaj të pandehurve me duart e tija. Ku mund të gjindet një reformator më i përshtatshëm se Xhafa? Edhe Enveri vetë Xhafën do të kishte zgjedhur.Edvini kaq gjë e kupton.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.