FOTO-LAJM/ Pasditja e katërt e protestuesve para Kryeministrisë. Basha paralajmëron Ramën: Bëji mirë llogaritë, ndryshe qytetarët askush s’do i ndalë

1
Foto: Hamza Hatika

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur ditën e sotme në çadrën e protestës për një forum grash dhe vajzash.

Ai ka paralajmëruar qeverinë që t’i bëjë llogaritë mirë, në të kundërt, pjesëmarrja në protesta do të dyfishohet dhe turmën e njerëzve nuk do të ketë gjë që ta ndalë.

“Nëse i bëni llogaritë gabim njerëzit këtu në shesh do të dyfishohen dhe nuk do të ketë më gjë që t’i ndalë”, tha Basha.

Ai lexoi edhe një letër të Doris Pack e cila mbështet protestën e PD-së. Më tej Basha u tha protestuesve se do të shkëputej për pak minuta nga çadra, pasi kishte një takim me një përfaqësues të lartë të BE-së, Knut Fleckeinstain.

Basha premtoi ulje të taksave, përkrahje për punësim dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme nësë zgjidhet kryeministër.

Fotot: Hamza Hatika

1 Koment

  1. ne jemi ketu per te mbeshtetur ate cfare duhet te ishte kohe me pare…mjaft me em keto lloj qeverisje,,,mjafte me me keto pushtetare te ndyre,,,perapa partia DEMOKRATIKE,,,

Lini nje pergjigje