Standard.al

Emri/ Grabitja në Qafë Kashar, kapet një nga të kërkuarit në kufirin me Greqinë

0

Listës së personave të arrestuar lidhur me grabitjet e ndodhura më 3 dhjetor të 2015-ës dhe 9 shkurt të këtij viti në Qafë-Kashar, i është shtuar dhe një person. Burime zyrtare nga policia pohuan për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për një pjesëtar të fisit Kupa. Ndërkohë burime për ‘News24’ shprehen se një tjetër person është shpallur në kërkim.

Në sajë të operacionit “Patriot”, u bë e mundur kapja sot në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, të shtetasit të shpallur në kërkim Dash Kupa, 41 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas dyshohet se është përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e
Rinasit. Shtetasi Dash Kupa është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit vazhdon operacionin për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.