Belgjika: Kryeprokurori i Shqipërisë kërkon arrestimin e Balilit, policia e ndalon!

0
301

Kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla i shoqëruar edhe nga dy vartës të tij kanë zhvilluar një vizitë në Bruksel në datën 8 shkurt dhe me vete kanë pasur edhe disa fotografi.

Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin e Belgjikës, Frédéric Van Leeuë, të cilit edhe i ka vënë në dispozicion disa fotografi.

Në ato foto dukej “Escobari i Ballkanit” Klemend Balili në jahtin e tij në Sarandë, ndërsa policia shqiptare nuk ka vënë energji të plota për ta arrestuar njeriun që ka trafikuar drogë në Belgjikë, shkruan në një artikull të ditës së sotme gazeta belge, “Le Dernière Heure”.

Sipas gazetës belge, kryeprokurori i Shqipërisë ka kërkuar ndihmë në Bruksel për arrestimin e Klemend Balilit, për faktin se dy bashkëpunëtorët kryesorë të tij janë arrestuar në muajin qershor të vitit 2016 në këtë vend.

Gazeta i ka kushtuar një faqe të plotë Balilit, duke shpjeguar se Shqipëria është kthyer në vendin numër 1 të prodhimit të drogës.

Sipas saj, edhe pse qeveria e Edi Ramës betohet se është duke luftuar mbjelljen dhe trafikun e drogës, në fakt duket se Shqipëria nuk e ka seriozisht luftën ndaj saj, por as arrestimin e Klemend Balilit.

Gjithashtu gazeta shkruan se për mos arrestimin e Klemend Balilit ka pasur edhe një përplasje dhe akuza të shumta mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe atij të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili më pas dha dorëheqjen nga posti./Syri.net/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here