Standard.al

Basha në çadër thirrje për qëndresë. Rama: Duan të bllokojnë vetingun

0

Eshte afërsisht 12: 15 minuta. Një ekran i ndarë në dy pjesë. Në njërën anë kryetari i PD-së Lulzim Basha nga çadra e ngritur para kryeministrisë prej 18 shkurtit vazhdon të bëjë thirrje për qëndresë deri në largimin e qeverisë Rama,  krijimin e një qeverie teknike për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Në anën tjetër  kryeministri Rama në ceremoninë e promovimit të femrave në polici akuzon organizatorët e protestes se qëllimi i tyre është bllokimi i vettingut.

Lulzim Basha: Shteti ligjor ka rënë për shkak të kryeministrit. Parlamenti ka rënë për shkak se kryeministri e ka mbushur me kriminelë. Bashkitë kanë rënë se në krye ka vendosur kriminelë. A nuk është koha të rrëzojmë këtë qeveri, si garanci e vetme të mos rrëzojë të vetmin institucion që e mban Shqipërinë në këmbë?!

Dy rruga ka, ose do të pranojmë të shkatërrojë të bjerë dhe ky institucion, zgjedhje të lira e të ndershme, ose së bashku do të qëndrojmë këtu derisa të largojmë qeverinë, e së bashku të japim zgjidhjen që meritojnë shqiptarët përmes zgjedhjeve të lira

Edi Rama:  Si mundet përfaqësues të popullit shqiptar ta braktisin këtë front që është fronti më i rëndësishëm i luftës për të bërë shtet dhe drejtësi duke u mbledhur në çadër dhe duke i thirrur popullit hajde na mbroni ne nga drejtësia dhe mbroni këta gjykatës dhe prokurorë nga vettingu.

Respekt, dhe i sinqertë për çdo njeri të zakonshëm që proteston, por jo për organizatorët e një proteste që bojkotin e Kuvendit e ka instrument për të bllokuar vettingun.

Le të provojnë të kundërtën. Le të vazhdojnë të bojkotojnë parlamentin, dhe le të çojnë atje, tre njerëz duhen për të ngritur Komisionet që populli shqiptar përmes parlamentit dhe me Kushtetutën në dorë të shpëtojë nga kthetrat e këtyre killerave të veshur me toga të zeza që kanë 25 vjet që u bien me çekiç kokës nënave të viktimave, vajzave të përdhunura, njerëzve që shkojnë të marrin një pronë. Jemi të bindur se rrugën për të bërë shtet nuk na e ndal dot askush, jo sepse jemi ne, por është aspiratë e shqiptarëve që ka ardhur koha të realizohet. Ne jemi vetëm instrumenti.

Sot protesta e opozitës në çadrën e ngritur përballë Kryeministrisë është në ditën e katërt./oranews

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.