PO NDODH/ Bumçi thirrje LSI dhe Blushit: Të bëhemi bashkë. S’ka reformë në drejtësi me krim dhe Drogë

0

Protesta e Partisë Demokratike dhe opozitës ka hyrë sot në ditën e saj të tretë.

Deputeti Aldo Bumci në një intervistë për Neës 24 ka thënë se nuk ka mesazh më të fortë se protesta e ditës së shtunë.

A ka protestë më të fuqishme për një kryeministër. Nuk është thjeshtë një protestë por një mesazh për Kryeministrin tonë se të gjithë janë këtu dhe presin përgjigje bashkë me ndërkombëtarët.

Kryeministri nuk ndahet dot nga kriminelët kjo është e vërteta.  Shqiptarët kanë një përgjigje, zgjedhje teknike për të kaluar në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne nuk kthehemi mbrash, do ketë protestë tjetër, në cdo vendderi sa të largohet ky kryeministër.

Zgjidhja e parë është që Rama të bëjë qeverinë teknike. Zgjedhja e dytë është që Ilir meta të Ndahet nga Rama. Ne jemi këtu, është një Shqipëri që nuk i nënshtrohet Edi Ramës. Bëj zgjedhje të lira dhe të ndershme.

I bëjmë thirrje cdo force politike, cdo qytetari,  duhet të jemi bashkë që të kemi zgjedhje të lira dhe një parlament që na përfaqëson.

 

 

Lini nje pergjigje