Po Bregu kur do e marrë lejen nga kryeministri për të shkuar në çadrën e protestës?

1
4318

Edhe pse sot mbushen 4 ditë nga kur opozita ka vendosur çadrën përballë Kryeministrisë në kuadër të një proteste pa afat në përmbushje të kërkesave për qeverisë teknike e zgjedhje të lira, ende pjesë e saj nuk është bërë deputetja “rebele” brenda rradhëve , Majlinda Bregu. Ndonëse dita e parë dhe e dytë, ndoshta mund të justifikoheshin pasi deputetja demokrate ndodhej në Amerikë, dy ditët pasuese ende nuk po marrin një përgjigje të arsyeve se pse Bregu nuk preferon të jetë pjesë e çadrës.

Sipas burimeve “grarore” pranë PD-së, por edhe nga aq sa e njohin të gjithë Bregun në aktivitetin e saj politik në këto vite, ish-ministrja nuk para i pëlqen shumë këto tubime ku pranë vetes mund të gjesh në krah qytetarë të zakonshëm, ndoshta edhe të veshur keq.  Madje, madje, të tilla burime bëjnë të ditur se “Mrs. Integrimi” edhe gjatë këtyre tre vite e gjysmë opozitarizëm ka shkuar apo s’ka shkuar më shumë se tre deri në katër herë në zonën e saj ku është votuar për të zhvilluar takime me qytetarët e thjeshtë. Po ashtu Bregu dallohet si një ndër zërat më të flaktë opozitarë brenda opozitës, pasi për opozitarizëm ndaj qeverisë, nuk shkon më shumë se ripërsëritjesh deklaratash klishe. Madje në kohën e diskutimeve të reformës në drejtësi, ish-ministrja më shumë u duk si një e “infiltruar” brenda rradhëve të demokratëve se sa një opozitare që kritikonte në favor të një reforme të drejtë e të paanshme. Kritika në atë kohë pati edhe nga opozitarë të tjerë, por zellin që pati “Mrs Integrimi” dhe mr. Selami nuk e pati asnjë, madje ishte me tone më të larta se edhe vetë socialistët në disa raste.

Ndërkohë duke u rikthyer tek arsyet se pse zonja Bregu nuk po preferon të sajdisë sadopak çadrën e protestuesve, ku krahas përfaqësueve politikë, marrin pjesë edhe qytetarët e zakonshëm, “zëra turbullues” kanë bërë të ditur se eksizton një shkak kryesor i kësaj sjelljeje të ish-ministres. Sipas këtyre “zhurmave”, Bregu ka marrë një mesazh nga kryeministri Rama, me të cilin pati një marrëdhënie jo fort të keqe gjatë negociatave për reformën në drejtësi.

Në këtë letër mësohet se shkruhej: “ Ministre, duke ju vleresuar për kontributin e gjerë të dhënë për integrimin e vendit si edhe për ndihmën e veçantë të dhënë gjatë debateve të forta për reformën në drejtësi, do doja t’iu shprehja falenderimet e mia të sinqerta ( meqenëse në formë të shkruar janë edhe më zyrtare). Ndërkohë së bashku me falenderimet doja t’iu shprehja edhe një dëshirë timen, por edhe atyre që përfaqësoj, duke ju ëkrkuar që të mos bashkoheshit me protestuesit në çadrën e Kryeministrisë. Ata janë bllokuesit e Vettingut, e ndërsa Ju së bashkua me mua e mazhorancën që përfaqësoj ( pa harruar kontributin e shquar të zotit Selami) luftuam me mish e me shpirt në të njejtin front. Në këto kushte do ju lutesha që të mos bëheshit pjesë e kësaj farse. Duke ju shprehur edhe një herë vlerësimet e mia maksimale, uroj që këshilla ime të merret sadopak parasysh nga ana Juaj”.

*Rubrika “Pikante” i trajton lajmet apo zhvillimet e ditës me pakëz sarkazëm, ironi e nota humori

STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here