Nga Fieri në Kukës, kapen 31 kg kanabis, 5 në pranga

0
181

Policia e Shtetit ka sekuestruar 31 kg drogë në dy operacione të ndryshme në Fier dhe në Kukës dhe ka arrestuar 5 persona.

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 40-vjeçar pasi i janë gjetur 8 kg drogë në banesë. Sipas të dhënave zyrtare është finalizuar operacioni i koduar “Mbrostari”, ku si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë 40-vjeçari Alket Merka, banues në fshatin Mbrostar Ura, Fier.

Në banesën e tij në Mbrostar Ura, u gjetën 8 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

droga ne kukes

Ndërkaq në Kukës, specialistët për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë, finalizuan me sukses operacionin anti-drogë të koduar “Prita”,  ku u  bë arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve:

1- Arbresh Kalia, 31 vjeç  banues në fshatin Gurë, Dibër.
2- Rexhep Likdeda, 39  vjeç, banues në Rrushkull, Durrës.
3- Partizan Elezaj, 45 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër.
4- K.E., 16 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në fshatin Bicaj- Kukës, janë kapur në flagrancë  me një sasi rreth 23 kg lëndë narkotike, të cilën po e transportonin në mjetin tip “Fugon”, me targa TR 2797 T. Materialet hetimore për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here