Mesazhi tronditës i gruas: Vrisni të gjithë foshnjat meshkuj

0
304

Një përdoruese e YouTube ka lëshuar në internet një mesazh të fortë ekstrem, teksa thotë “i vrisni të gjithë foshnjat meshkuj”. Jenny McDermott ka bërë komentet tronditëse në një video që më pas e ka publikuar në kanalin e saj.

Videoja tërhoqi kritika të forta nga njerëzit në të gjithë globin. Apeli i 33-vjeçares ishte për të vrarë jo vetëm foshnjat meshkuj, por “të gjithë meshkujt që shikoni në rrugë”. Videoja titullohet “Vrisni të gjithë meshkujt”.

Ndër të tjera, gruaja thotë “Jam e lodhur duke u shndërruar në një fabrikë bebesh që prodhon më shumë meshkuj, të cilët në të ardhmen kanë për të më nënshtruar. Ndaj, zgjidhja është që të vrisni të gjithë foshnjat meshkuj dhe të gjithë meshkujt që shikoni në rrugë”.

Jenny ka një histori të gjatë kontroverse me video të forta, ndaj kanali i saj në YouTube është fshirë disa herë në të shkuarën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here