LIVE/ Protesta e PD, Basha: Na ofruan ‘kokën’ e Tahirit por s’pranojmë, zgjidhja, largimi i qeverisë

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po flet nga çadra e protestës, ku po përkujtohet 26 vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

Loading...

Basha: Kujtojmë një nga aktet më të mëdha qytetare. E sotmja ka nisur si ditë përkujtimesh dhe homazhi, nderimi për ata qindra dhe mijëra qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që iu bashkuan thirrjes së studentëve për ti dhënë ndal errësirës së diktaturës, aktit se nuk do pranojnë pluralizëm fasadë.

Sot pas 26 vitesh ja ku jemi përsëri, në këtë pjesë të bulevardit të çliruar prej tre ditësh, këtu në sheshin e lirisë. Demokracia fasadë është vendi ku nuk priten qytetarët, ku nuk dëgjohen qytetarët. Demokracia fasadë ëhstë e keqja e të gjithë këqijave.

 

 

Loading...

Lini nje pergjigje