iPhone 8 më i shtrenjti në histori, sa do të kushtojë celulari i ri

0
352

Telefoni i ardhshëm i kompanisë, iPhone 8, raportohet se do të jetë më i shtrenjti në historinë dhjetëvjeçare të iPhoneve.

Sipas një raportimi të ri, telefoni i ardhshëm do të kushtojë më shumë se 1000 dollarë në versionin bazë, raporton “Fast”.

Ky do të paraqiste çmimin më të shtrenjtë të ndonjë iPhone, madje duke kaluar edhe versionin më të madh të iPhone 7 Plus me 256 GB hapësirë të brendshme që kushton 960 dollarë.

Telefoni i ardhshëm i kompanisë pritet të vijë në tri versione të madhësive.

Fast Company raporton se Apple mund të largojë ekranet LCD dhe në vend të kësaj të përdorë një ekran OLED, i cili do t’i kushtojë kompanisë më shumë që ta prodhojë celularin, transmeton Gazeta Express.

Raporti gjithashtu citon burime që thonë se memoria e iPhone-it të ri do të jetë më e madhe, një tjetër faktor kontribuues në rritjen e çmimit.

Për më tepër, ky iPhone përfaqëson 10 vitet e iPhone, duke bërë që shumë të besojnë se Apple do ta quajë atë “iPhone X”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here