Gooool. Malota çon në avantazh Partizanin ndaj Tiranës

0
172

Java e 22-të e Kategorisë Superiore ul siparin me derbin e 149-të të kryeqytetit. Në “Selman Stërmasi”, të kuqtë presin rivalët bardheblu në një duel ku humbja do të fuste në krizë të dy ekipet.

Partizani lojtaret para derbit

Skuadra e Starovës do të synojë t’i përgjigjet fitores së Skënderbeut, duke rikuperuar njëkohësisht dy pikë kundrejt Kukësit që sot barazoi në Laç.

Të kuqtë vijnë në këtë takim me katër pikë të marra në tri ndeshjet e fundit, ndërsa për Tiranën situata është edhe më e rëndë. Skuadra e Mirel Josës ka shënuar humbje në tri javët paraardhëse, ndërsa nuk fiton ndaj kundërshtarëve të përjetshëm prej 11 ndeshjesh.

12′ GOL! Partizani në avantazh. Renato Malota përfiton nga një krosim i Trashit nga loja e ndaluar dhe, i harruar nga mbrojtësit kundërshtarë, nuk e ka të vështirë ta mposhtë Likën me kokë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here