Dekriminalizimi, prokuroria dërgon oficerë gjyqësorë në KQZ

0
154

Në kuadër të hetimeve për dekriminalizimin nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për deputete apo dhe kryetarë bashkish që kanë shkelur ligjin, sot oficerë gjyqësorë janë paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“News24” dhe ‘BalkanWeb’ mësojnë se oficerët gjyqësore do të sekuestrojnë dokumentet të KQZ lidhur me emrat që ata po hetojnë, shkruan bw.

Nëntë funksionarë të lartë, deputetë dhe kryebashkiakë mësohet se janë në janë në listën e prokurorisë me dyshimin se janë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit. 6 prej tyre janë deputetë dhe 3 kryebashkiakët e Poliçanit, Tepelenës dhe Pogradecit. Artan Gaçi, Armando Prenga, Gledion Rehovica, Aqif Rakipi, Omer Mamo dhe Mhill Fufi janë deputetët që po verifikohen nga prokuroria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here