Spahiu takon Berishën në çadrën e protestuesve, kërkon përshkallëzim të protestës

0
207

Ish kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me kreun e AK-së Kreshnik Spahiu në çadrën e ngritur para kryeministrisë prej mesditës së 18 shkurtit.

Ai është pritur nga protestuesit e AK-së ndërsa biseda kokë më kokë mes Berishës e Spahiut ka zgjatur rreth 20 minuta.

Mësohet se temë e diskutimit ka qenë vijimi i protestës dhe në këtë aspekt Spahiu ka kërkuar radikalizim të protestave nëpër institucione.

Ky është takimi i parë që zhvillohet mes tyre ndërsa mësohet se Berisha falenderoi protestuesit e Aleancës Kuqezi për mbështetjen që po japin duke iu bashkuar protestës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here