Restauranti më i veçantë në botë, ushqimi gatuhet nga gjyshet e vendeve të ndryshme (VIDEO)

0

Nuk është e thënë që sa herë dëshironi të hani ndonjë vakt të mirë, duhet të rezervoni.

Loading...

Një restorant në Staten Island, New York, e ka bërë një gjë të tillë edhe më të lehtë për klientët e saj, sepse në të do gatuajnë gjyshet nga kulturat e ndyshme dhe jo shefat e kuzhinës sikurse jemi mësuar të dëgjojmë rëndom, transmeton koalb.com.

Pronari i lokait Jody Scaravella u ndje i frymëzuar të punësojë disa gjyshe në restaurantin e tij, pasi kishte humbur gjyshen, nënën dhe motrën.

“Me këtë jam munduar të t’i plotësoj vetës boshllëkun që më është krijuar nga humbja e njerëzve të mi të dashur”, tha ai.

Scaravella këtë ide e filloi duke e vendosur një reklamë në një gazetë italiane, duke u bërë thirrje ‘amviseve italiane të gatuajnë recetat e tyre tradicionale’. Por, tani në çdo kohë gjenden nga dy gjyshe në kuzhinë, një nga Italia dhe tjetra nga një vend tjetër i botës.

Në restaurant gatuajnë edhe gra nga Siria, Polonia, Nigeria, Venezuela, Turqia dhe Franca.

Loading...

Lini nje pergjigje