“Bëja seks të pistë me burrin, por ajo që ndodh tani… është e tepërt”

0
759

Një grua e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, ka rrëfyer historinë e saj duke treguar se si ishte raporti i saj me bashkëshortin dhe si përfundoi pas disa vitesh.

Në një letër dërguar psikologes së “The Sun” ajo ka treguar se prej një viti, pas 10 vitesh martesë, ka filluar ta tradhtojë bashkëshortin sepse ai ka humbur interesin ndaj jetës së tyre seksuale.

Letra e gruas

‘E dashur psikologe, jam një grua e martuar prej 10 vitesh dhe kam dy fëmijë.

Unë jam 39 vjeç ndërsa im shoq është 41. Ne kemi qenë një çift shumë i mirë më parë dhe jeta jonë seksuale ka qenë fantastike. Mua më pëlqente seksi i pistë dhe herë pas herë bënim lojëra, por që pas lindjes së fëmijëve ai më thotë se nuk do t’i bëjë më këto gjëra pasi i duken perverse.

Që pas kësaj mua nuk më pëlqen më seksi me të pasi u bë i mërzitshëm. Tani kam filluar ta tradhtoj dhe e kam bërë disa herë.

Por kam frikë se mos rrezikoj martesën time, sepse unë e dua burrin dhe ai është vërtetë baba dhe bashkëshort i mrekullueshëm, por në seks lë për të dëshiruar”.

Përgjigjja e psikologes

“I je futur një rrugë të rrezikshme. Jo vetëm që martesën mund ta shkatërrosh por mund të lëndohesh edhe vetë nga këto lidhje të njëpasnjëshme.

Unë të sugjeroj të mos e bësh më këtë gjë, dhe të bisedosh hapur me bashkëshortin tënd. Së bashku do të gjeni një zgjidhje për t’i rikthyer gjallërinë jetës tuaj intime”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here