Tragjedi në Pogradec, gjenden të pajetë trupat e çiftit të ri

0
176

Një konflikt për motive të dobëta ka çuar në shuarjen e dy jetëve në moshë fare të re.

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortës nga fshati Velçan i Pogradecit, trupat e të cilëve u gjetën të pajetë pak pas mesnate.

Sipas burimeve zyrtare, 26 – vjeçari Erzen Tora dhe bashkëshortja e tij 23 – vjeçare Fatbardha Tora janë konfliktuar fizikisht, fillimisht në shtëpinë e tyre, për të vazhduar në kasollen e familjes që ndodhej jashtë.

Në sherr e sipër, e reja e ka goditur bashkëshortin me dru pas koke. Kjo ka qenë fatale për të riun, i cili ka gjetur vdekjen.

Pas kësaj, 23 – vjeçarja i ka dhënë fund edhe jetës së saj, duke pirë helm.

Çifti kishte dy fëmijë të mitur, të cilët në momentin e krimit ndodheshin në shtëpi.

Prej ditësh bashkëshortët kishin konflike mes tyre. Fqinjët tregojnë se 23 – vjeçarja ushtronte shpesh dhunë ndaj burrit të saj.

Trupat e pajetë janë dërguar në morgun e spitalit të Pogradecit, ku do të kryehet autopsia.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë./klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here