“Kur thika arrin në palcë”/ 120 mijë “shuplaka” për Ramën: Lëvizja qytetare si përgjigje për arrogancën e mashtrimin qeveritar

0

 

Edhe vetë demokratët dhe stafi organizator i opozitës nuk e kishte pritur një pjesëmarrje me shifra kaq të mëdha të qytetarëve në protestën e sotme para Kryeministrisë. Përllogaritjet e para flasin për mbi 100 mijë persona në shesh, numër i cili tejkalon ccdo lloj shifre të pjesëmarrjes në prtotestes të paktën në dy dekadat e fundit. Por pse një pjesëmarrje kaq e gjerë? Mos ndoshta PD dhe opozita ka krijuar besimin e duhur tek qytetarët se tashmë mund të marrë në dorë fatet e vendit pasa ndëshkimit fatal që mori në 2013-ën? Sigurisht Që edhe kjo mund të jetë një arsye që mund të merret parasysh për numrin e lartë të pjesëmarrësve në protestë.

Por duket se një ndër arsyet kryesore të kësaj revolte të qytetëruar të shqiptarëve është në fakt vetë qeveria. Kjo e fundit ndonëse erdhi me shumë shpresë në shtatorin e 2013-ës, duke premtuar ndryshime të thella në vend si kundërpërgjigje ndaj qeverisjes 8-vjecare të së djathtës, nuk mundi të përmbushë as premtimet kryesore të fushatës. Shëndetësia dhe legalizimet falas sot janë të faktuara si tabu. Ekonomia nuk u rrit, madje varfëria e skamja ka prekur edhëe më shumë familjet shqiptare. Lëvizja emigratore mori përmasa gjigande në këto tre vite, aq sa u duke se u rikthyem në vitet ’90. Koncensionet në favor të klientelës u rikthyen në rutinë të praktikës qeveritare, aq sa edhe akuzat për to janë kthyer në klishe të ditës.

Megjithatë përtej mos përmbushjes së premtimeve, kjo qeveria ka çaluar thellë në dy pika kryesore të axhendës së një vendi që kërkon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Së pari tek kriminaliteti dhe çështje të trafikut të drogës. Në më shumë se 3 vite e gjysmë, prodhimi dhe shitja e lëndëve narktoike ka marrë përmasa të pamendueshme në Shqipëri, aq sa njerëzit po e quajnë “lule” situatën me Lazaratin para 2013-ës. Thuajse çdo ditë në vendet fqinje kapen me qindra kg drogë të ardhura nga Shqipëria e ndërkohë qeveria dhe ministria vazhdon me avazin e “ 99 % të pastrimit të territorit nga droga”.

Po ashtu ky mandat do mbahet mend edhe për numrin e lartë të personave me rekorde kruiminale të përfshirë në jetën parlamentare dhe administratë. U desh ligji i dekriminalizimit, i cili vazhdon të japë efete të forta edhe sot, për të kuptuar se në cfarë derexheje e kishte futur institucuionin kryesor ligjvënës në vend kryeministri Rama me njerëzit e zgjedhur prej tij për t’u përfshirë në jetën politike.

Nga ana tjetër ky mandat do të mbahet mend edhe për futjen e thelle të “duarve qeveritare” në zgjedhje. Faktet me video e pamje të shumë rasteve të blerjes, manipulimit apo tjetërsimit të votës duke nisur nga Korça e 2013-ës e deri tek zgjedhjet e Dibrës, i japin jo pak të drejtë opozitës në kauzën e saj për qeveri teknike si të vetmen zgjidhje për zgjedhje të lira e të ndershme.

Të gjitha këto arsyetime të sipërpërmendura kanë vetëm një kurriz mbi të cilin  peshojnë dhe ai është populli. Dhe ky i fundit në të tilla raste e ka një fjalë të urtë e cila pohon: “ nuk durohej më, i kishte shkuar thika deri në palcë”.

Qytetarët e këtij vendi i kanë vuajtur mbi supe të gjitha këto çështje. Keqqeverisja ka sjell pasiguri. Mos rritja e ekonomisë ka sjellë varfëri e skamje. Koncensionet  e klinetela kanë sjellë korrupsion. Tjetërsimi i votës ka sjellë mungesë demokracie. Krimi e droga kanë sjellë kthim mbrapa e rrezik të së ardhmes evropiane të vendit.

Dhe ënse do ti referoheshim një refreni të përdorur nga socialistët pas fitores së zgjedhjeve të 2013-ës ku folër për “ 1 milionë shuplaka”, sot mund të themi se kryeministri Rama ka marrë “120 mijë shuplakat” e para të një lëvizje qytetare e cila përditë e më shumë do intensifikojë aksionin e saj me qëllim kryesor: zgjedhjet të lira e të ndershme në 18 qershor.

Shkrimi analitik ekskluziv : Standard.al  ( foto H. Hatika)

Lini nje pergjigje