Grabitja e bankave, shtohet lista: 3 vetë në kërkim

0
159

Policia e Shtetit dhe Prokuroria shpallin në kërkim edhe tre persona të tjerë për grabitjet në rrugën Qafë Kashar – Rinas. Përveç Admir Murataj, që mbetet në kërkim, policia thotë se janë identifikuar edhe tre persona të tjerë, e po punohet për kapjen e tyre. Deri me tani pesë persona janë arrestuar për dy grabitjet e parave të bankave.

Policia e shtetit, shpalli në kërkim edhe tre persona të tjerë, veç Admir Muratajt dhe 5 të arrestuarve për grabitjet në rrugën, Qafë Kashari-Rinas.

ABC News ka mësuar se nga veprimet paraprake të grupit hetimor, janë ngritur dyshime se veç 5 të arrestuarve dhe të shpallurit në kërkim Admir Murataj, në grabitje janë përfshirë edhe tre persona të tjerë, si pjesëmarrës aktivë. Emrat e tyre, sipas policisë dhe Prokurorisë, nuk bëhen të ditur për shkak se veprimet hetimore po vazhdojnë në zonën e Fushë-Krujës, Laçit, Mamurrasit dhe në Tiranë, ku mendohet se janë strehuar të dyshuarit.

Burimet thonë se dyshimet për implikimin edhe të tre personave të tjerë në grabitje, janë ngritur pas marrjes në pyetje të të arrestuarve, kqyrjen e komunikimeve telefonike mes tyre si dhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të ndryshme të sigurisë.

Pamje të cilat tashmë janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore për t’i administruar me cilësinë e provës, pamjet ku shfaqen të dyshuarit para dhe pas grabitjes së 9 shkurtit. Veç pamjeve të bizneseve të ndryshme në zonën e Vorës, Fush-Krujës, pranë Rinasit dhe në Tiranë, burimet thonë se kanë ndihmuar në identifikimin e të dyshuarve edhe kamerat e sigurisë së sekuestruar në banesën e Admir Muratajt në Prezë.

Në këto pamje, duken grabitësit si para dhe pas kryerjes së krimit, ku janë strehuar për disa orë. Sipas policisë, fotografitë dhe emrat e tre të dyshuarve të tjerë i janë shpërndarë forcave operacionale të policisë të cilët po vazhdojnë kërkimet, komisariateve dhe pikave të kalimit kufitar.

Nga ana tjetër, mbrëmjen së premtës në fshatin Zalldardh të Dibrës është arrestuar Jetmir Çerpja i njohur edhe me emrat Admir dhe Xhuljano. 35 vjeçari ishte fshehur që pas grabitjes në këtë fshat, ku u arrestua nga forcat e operacionales në momentin që po zbriste në dyqanin e fshatit të blinte ushqime. Gjatë kontrollit të banesës, ku ishte strehuar, burimet thonë, se nuk kanë gjetur ndonjë shumë parash veç një shume të vogël lekësh që kishte me vete.

Sipas akuzës, deri më tani për dy ngjarjet e grabitjes, është provuar se Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj, siguronin informacionet për lëvizjet e mjeteve me para dhe i kalonin të dhënat admir muratajt i cili dyshohet se së bashku me Ernest Kupën, Admir Çerpijan dhe personat e tjerë kryenin grabitjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here