Çfarë nuk u pa gjatë protestës/ “Me dhallë e byrekë”, ku përfunduan policët që po blindonin Kryeministrinë (Video)

0
178

Policia e Shtetit, e cila u angazhua sot për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit dhe sigurisë, nxori sot në ‘rrugë’ mbi 1500 forca policore.

Pasi u ‘blindua’ Kryeministria, Kryesia e Kuvendit apo dhe institucionet e tjera përreth, një pjesë e madhe e forcave policore vëzhgonin turmën.

Jashtë vëmendjes së kamerave dhe qytetarëve protestues, në një video të filmuar nga një qytetar shfaqet një grup me policë, të cilët ushqehen. Me byrekë dhe dhallë, rreth 30 policë kanë ‘sfiduar’ kështu urinë dhe lodhjen, pasi nuk dihet se prej sa orësh qëndrojnë në shërbim. Episodi është regjistruar përballë Liceut Artistik të Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here