18 shkurti i PD/ Rama bëhet i gjallë, kujton vrasjet e 21 Janarit

3
149

Kryeministri Edi Rama ka postuar nje status ne faqen e tij ne Facebook, nderkohe qe poshte zyres se tij po proteston opozita.

Statusi i Rames

Vetëm 6 vjet më parë, Ziveri, Hekurani, Aleksi, Faiku u vranë nga pushkët e shtetit të kapur prej pushtetit, pikërisht në bulevardin ku në këtë moment protestohet, pa gardhe telash me gjemba dhe asnjë frikë e trysni nga shteti. Prandaj s’mund të mos jemi sot krenarë, edhe për këtë ndryshim kaq rrënjësor në rrugën tonë për të bërë shtet, ku padiskutim ka rezistencë e pakënaqësia të natyrshme.

Është padyshim një rrugë shumë e vështirë. Reformat e vërteta nuk janë aspak të lehta, madje shpesh janë operacione mjaft të dhimbshme. Por s’ka asnjë të ardhme të sigurt për vendin, shoqërinë, fëmijët tanë, pa i operuar me kurajo pjesët e kalbëzuara në vite të organizmit të shtetit. Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kuptojnë këtë. Ata janë të vetëdijshëm edhe për vështirësitë, edhe për domosdoshmërinë e reformave.

Por s’ka dyshim se Shqipëria dhe shqiptarët e lënë 25 vjet në baltën e një tranzicioni të gjatë pa reforma, meritojnë vazhdimin me vendosmëri të tyre, e veçanërisht të reformës në drejtësi! E cila duhet zbatohet një orë e më parë duke filluar nga vettingu. Ne do të ndjekim e dëgjojmë me respekt, çdo shprehje pakënaqësie të pakicës, por nuk do të ndalemi asnjë minutë në përmbushjen e misionit tonë për të bërë shtet.
Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

3 COMMENTS

  1. Ik,or bastard provicial halabak qe po tradhton gjthçka e te gjithe… Po: E vretete, e ke bête shtetin e hajduteve,te droges,e te shkaterrimit,per te polotesuar deshirat e tua prej perversi!
    ..

  2. Ik,or bastard provicial halabak qe po tradhton gjthçka e te gjithe… Po: E vretete, e ke bête shtetin e hajduteve,te droges,e te shkaterrimit,per te polotesuar deshirat e tua prej perversi! Ps: Nese nuk e publikoni, do te thote qe kam te drejte dhe qe ju jeni te çensuruar nga alenca e…
    ….
    ..

  3. Ik,or bastard provicial halabak qe po tradhton gjthçka e te gjithe… Po: E vretete, e ke bête shtetin e hajduteve,te droges,e te shkaterrimit,per te polotesuar deshirat e tua prej perversi! Ps: Nese nuk e publikoni, do te thote qe kam te drejte dhe qe ju jeni te çensuruar nga alenca e…
    ….
    ..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here