Pavarësia e Kosovës/ Meta mesazh urimi Kadri Veselit: Përulemi me respekt ndaj heronjve të UÇK

0
142

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë  IlirMeta i ka dërguar sot një mesazh urimi Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës  Kadri Veseli me rastin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

 

I nderuar Zoti Kryetar,

Me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës më lejoni t’Ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më të ngrohta në emër të Kuvendit të Shqipërisë.

Sot i gjithë kombi shqiptar kujton me mirënjohje të thellë të gjithë ata që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës, ndaj sot nderojmë me krenari, së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës, mençurinë vizionare të Presidentit Ibrahim Rrugova dhe përulemi me respekt të thellë ndaj heronjve të UÇK-së me Komandantin Adem Jashari në krye.

Sakrifica e pamasë e tyre na detyron të gjithëve të shumëfishojmë përpjekjet tona me qëllim që Shteti i Kosovës të ecë përpara në misionin kombëtar të shtimit të njohjeve ndërkombëtare, forcimit demokratik institucional dhe të avancimit në axhendën e sigurt euro-atlantike.

Në këtë drejtim, Ju siguroj për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë, dhe duke mirëpritur vizitën Tuaj zyrtare ditën e hënë në Tiranë, unë besoj fort se ajo do të rikonfirmojë bashkëpunimin gjithnjë e më cilësor mes Tiranës dhe Prishtinës.

Duke Ju shprehur edhe një herë urimet e mia më të sinqerta, si dhe dëshirën për paqe, zhvillim e prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti Veseli, ndjenjat e konsideratës time më të lartë.

 

Ilir META

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here