Ndahet nga jeta “Mbreti i ringut” në Shqipëri Todi Janku (FOTO)

0
439

Është ndarë sot në moshën 87-vjeçare nga jeta pas një sëmundje të rëndë Todi Janku, legjenda e boksit shqiptar.

I konsideruar si “Roki Balboa” shqiptar, Theodhor Janku njihej për forcën e jashtëzakonshme në ring në vitet 1950-1960.

Mjeshter i merituar i sportit, Janku vlerësohej nga specialistët e sportit si një personazh i rrallë, me një karrierë të gjatë, me grushtin më të fortë e të papërsëritshëm.

Në karrierën e tij, Todi Janku numëron 82 ndeshje, 6 ndërkombëtare, prej të cilave 80 i ka fituar përpara kohe me nokaut, kurse dy të tjera i ka me pikë.

Theodhor Janku ka lindur më 8 janar 1930 në Tiranë. Që në moshën 12-vjeçare nisi punën e tij në profilin e marangozit, të cilin e vazhdoi deri në ditët e fundit të jetës.

Edhe si marangoz mban titullin “Mjeshtër në profesion”.

Ai ka kontribuar në shumë vepra të ndryshme e në veçanti në panairet ndërkombëtare të organizuara në shumë vende të Evropës, Afrikës, Lindjes së Mesme nga dhoma e tregtisë në Shqipëri.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here