“Më pëshpëriti në vesh dhe bëri seks me mua, kur u përmenda kuptova ç’më ndodhi”

0
913

Pija e tepërt e ka bërë këtë djalë të ri të bëjë një veprim për të cilin është penduar dhe ndihet keq. Ai i ka shkruar një letër psikologes së ‘The Sun’ dhe i ka treguar se çfarë ndodhi në atë udhëtim me shokët, që e bëri të ndihet aq në faj…

Letra e djalit

 

 

“E dashur psikologe, e ekzagjerova shumë me pijen dhe përfundova duke bërë seks në një bordello, dhe tani ndihem shumë keq me veten time dhe nuk po gjej qetësi.

Unë jam 24-vjeç dhe prej 18 muajsh jam i lidhur me një vajzë që e dua shumë. Para disa javësh, së bashku me disa shokë, vendosëm që të shkojmë një fundjavë në Amsterdam. Pasi shëtitëm qytetin, në mbrëmje menduam të shkojmë në një klub striptizmi por më pas u larguam sepse ishte shumë bajate.

Rrugës pyetëm një vendas për të na sugjeruar ndonjë klub nate të lezetshme, dhe ai na orientoi për diku. Ku shkuam atje, atmosfera ishte e bukur dhe për më tepër birrat ishin shumë të lira… kështu vendosëm të qëndrojmë.

Duke qenë se birrat ishin të lira, unë piva vërtetë shumë dhe pasi më kishte kapur pija nuk isha 100% i vetëdijshëm. Në atë lokal kishte pasur edhe dhoma të veçanta si dhe prostituta që shkonin aty me klientët. Njëri prej shokëve pagoi njërën nga vajzat që të bënte seks me mua. Ajo mu afrua dhe më pëshpëriti në vesh që t’i shkoja pas.

Pa e menduar fare unë e ndoqa deri në dhomë. Ajo fillojë të më prekte dhe kjo më jepte kënaqësi.. më pas filloj të më zhvishte dhe bëmë seks të plotë. U kënaqa vërtetë sepse ajo dinte se si ta bënte, por kur u zgjova ditën tjetër dhe u kthjellova… u pendova shumë për atë veprim të pështirë që kisha bërë. Si munda unë të bëja seks me një prostitutë?! Si mund unë ta tradhtoj të dashurën time?!

Prej asaj dite nuk gjej rehat… qetësi në shpirtin tim. Nuk di çfarë të bëj për ta kaluar pasi gjithë kohës më shfaqet para sysh ajo skenë dhe mbaj mend mjaft mirë çdo gjë që ndodhi”.

Përgjigjja e psikologes

“Të vret ndërgjegjja për këtë veprim që ke bërë dhe kjo është një shenjë që tregon se je djalë me karakter. Ajo që ndodhi dhe ti nuk e kthen dot kohën pas.

Nëse do ta kalosh, duket ta bindësh veten se ishte thjeshtë një veprim nga pija dhe se nuk dëshiron ta përsërisësh më. Është mirë që këtë veprim të mos e marrë vesh njeri, dhe ti ta hedhësh pas krahëve. Nuk duhet ta ndëshkosh veten kaq rëndë. Është koha ta kalosh./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here