Letra e shqiptares/ Ndihmë,vjerra i fut hundët deri në krevat

0
1220

adelina1Një nënë e re shqiptare që jeton jashtë Shqipërisë ka kërkuar ndihmë për një problem që ajo e quan të madh, vjehrra po i vjedh mëmësinë. Ajo është bërë nënë, por nuk po e rrit dot fëmijën e saj, pasi vjehrra i ndërhyn në gjithçka, madje fle edhe me të në krevat vetëm e vetëm që të mos e lërë vetëm me fëmijën.

Ajo i ka kërkuar ndihmë psikologes Adelina Pjetra duke i thënë se nuk di më si të sillet dhe se jeta i është kthyer në stres.

Shqetësimi:

“Përshëndetje! Po bëj një javë që kam lindur një gocë. Jetoj me prindërit e burrit jashtë Shqipërisë. Shqetësimet e mia janë të shumta. Jam në stres shumë të madh, që ditën që dola nga spitali. Nuk po e shijoj fare bebin tim, që vuajta aq shumë për ta bërë. Problemi im është vjehrra. Unë nuk doja ta lidhja bebin në djep, por ajo i tha burrit që i bëhen këmbët të shtrembra po nuk i lidhe. Burri mendoi se vërtetë ndodh kështu dhe e lejoi ta lidhte. Vjehrra e lan gocën, e ndërron e vesh, e zhvesh, unë vetëm e ushqej me gji. Me të vërtetë është fëmija i parë dhe nuk di, por si do mësoj unë pa e provuar? Kur unë i them diçka për gocën, që nuk do e bëjmë ashtu, ajo i thotë burrit dhe ja mbush mendjen. Kur i vesh bady ose i vendos pampers nuk më lejon, duke më thënë se do i hapen këmbët gocës. Për këto burri më bërtet mua. Gjithashtu ka  plot të tjera, ajo më thotë që jam lehonë tani dhe s’duhet ti jap diçka dikujt në dorë se bredh qumështi, duhet të ha veç me pjatë pirun dhe lugë, mos të dal jashtë dhe plot të tjera. Seriozisht po kaloj një stres shumë të madh. Foshnja është e imja dhe duhet të vendos unë për të, por me këtë vjehrrë është e pamundur, sepse bën gjithçka që të dali e saja. Është e pamundur ti mbushësh mendjen për diçka, se bën llafe. Madje dhe gjumë po fle me vjehrrën, burri fle në dhomën tjetër, se thotë që nuk ndjejmë nëse qan goca e nuk di un ta mbaj natën, jam përgjumësh dhe e mbys. Kur unë shumë mirë e ndjej, i jap për të pirë, e mbaj … S’di çfarë të bëj , po mërzitem shumë?!  Ju lutem do të më ndihmonit shumë me ndonjë këshillë, se si të sillem, sepse është e pamundur…”.

Përgjigje:

“Nuk e kam të lehtë të të jap një përgjigje korekte, pasi më mungojnë shumë informacione nga ana juaj (si psh; mosha juaj, dhe e familjarëve të tjerë , vendi ku jeton , vendi yt i origjinës etj), për të kuptuar arsyen se përse bëhen këto ndërhyrje nga ana e vjehrrës dhe  për të bërë një vlerësim më të denjë të situatës dhe gjendjes suaj. Por kjo gjë nuk më pengon të të bëj të ditur se, nuk ekziston asnjë ligj shtetëror apo ligj i natyrës të të mohojë të drejtën e mëmësisë. Dhe këtë të drejtë duhet ta kërkosh me ngulm, duke biseduar njëkohësisht me bashkëshortin dhe vjehrrën tënde. Është një e drejtë, që nuk mund dhe nuk duhet të ta rrëmbejë asnjë njeri në botë. Të rekomandoj të bësh një bisedë bindëse me të dy dhe t’ju shpjegosh ndjesitë, mendimet dhe gjithçka ndjen nga kjo situatë. Vetëm nëpërmjet komunikimit mund të arrihet një zgjidhje. Dhe mbase nuk do të mjaftojë një herë e vetme, por disa herë që të arrish të drejtën tënde. Nuk ekziston asnjë fakt shkencor, që i mbështet thëniet e vjehrrës tënde mbi veprimet ndaj foshnjës. Për më tepër lidhja në djep në shumë shtete mund të konsiderohet si dhunë/keqtrajtim ndaj fëmijës. Vjehrrën mund ta kesh sërish mbështetje, të të ndihmojë për rritjen e vajzës, por vetëm kur i kërkon ndihmë dhe në rastet kur ti ke nevojë për sugjerimet e saj. Njëkohësisht, shqetësim më duket edhe përgjegjësia, që i takon bashkëshortit tënd dhe duket se ai është shmangur prej saj. Nuk është e vërtetë që babai mund ta dëmtojë fëmijën gjatë gjumit dhe nuk mund ta ndjejë. Psikologët rekomandojnë që një fëmijë duhet të flejë me të dy prindërit minimumi për 6 muaj. Në mënyrë që të krijohet atashimi i sigurtë fëmijë –prind, që është shumë i nevojshëm për zhvillimin e shëndetshëm psikologjik të fëmijës në jetë. Ai mund të mësojë si të rritet një fëmijë, ashtu si po mëson ti dhe ti ndani së bashku përgjegjësitë e prindërimit. Përpos kësaj, mënyra që është zgjedhur për të ndarë gjumin mes jush dëmton jo vetëm fëmijën, por edhe marrëdhënien tuaj në çift. Vendimi për t’u bërë prind ishte i juaji, kështu edhe prindërimi është detyrë dhe përgjegjësi ekskluzive e ju të dyve”./Psikologjia/
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here