KQZ nuk rregjistron LIBRA-n e Blushit në zgjedhje

0
219

Gjatë mbledhje së ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka rrëzuar propozimin për regjistrimin e partive politike, nisur nga debati i LIBRA-s së Ben Blushit.

Një ditë më parë me një gjuhë të ashpër, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po tenton të nxjerrë partinë e tij jashtë zgjedhjeve të 18 qershorit. Sipas Blushit, pretendimi i këtij institucioni qëndron tek udhëzim sipas të cilit data referencë e regjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve por dita e dorëzimit të listave të deputetëve

 

 

Anëtarë të KQZ-së votuan pro rrëzimit të propozimit për regjistrimin e partitive politike për zgjedhjet e 18 qershorit.

Një udhëzim që ndryshon rregullat për kandidimin e partive politike në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, ka krijuar përplasje mes KQZ dhe partisë LIBRA. Udhëzimi i ndryshuar, mes të tjerash, parashikon që partitë politike që nuk zotërojnë mandate në Kuvend, për të garuar në zgjedhjet e reja duhet të mbledhin 5 mijë firma nga zgjedhësit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here