Kapet 26-vjeçari me 5 kg heroinë në portin e Durrësit

0
177

Rreth 5 kg lëndë narkotike janë sekuestruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Sasia e heroinës u sekuestrua në portin e Durrës dhe për këtë u arrestua një 26-vjeçar. Gjatë kontrollit të bërë, 26-vjeçari identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, tentoi t’i largohej policisë. Heroina ishte e ndarë në 5 pako.

Sipas autoriteteve, lënda narkotike kishte si destinacion Barin. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here