“Çudia më e madhe 3 ditë zgjat”, rriten sërish çmimet e siguracioneve të makinave

0
344

Nuk ka zgjatur shumë dhe çmimet e siguracineve janë rritur sërish. Një polic sigurimi për makinat sot prihet mesatarisht 19 mijë lekë. Kjo rritje është në nivelin 60% dhe agjentët e sigurimeve thonë se ky çmim nuk do të ndryshojë më. Kur shkon për të pyetur për arsyet e rritjes së çmimit, shumica e kompanive nuk kthejnë përgjigje.

Agjentë të tjerë thonë se çmimi për sigurimin e makinave është ndryshuar nga vetë kompanitë.  Më të shqetësuarit janë qytetarët të cilët thonë se nuk mund të përballojnë dot këto tarifa.
Javën që shkoi kompanitë ulën çmimin në 11 mijë lekë, por kjo zgjati vetëm 3 ditë. Sipas rregullores s Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ato duhet të deklarojnë më parë tarifat e reja pranë autoritetit, por askush nuk jep sqarime se përse çmimet ndryshojnë menjëherë në këto nivele.06

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here