Aksidenti në Vlorë/ Viktima 30 minuta në rrugë me kokë të hapur, asnjë çarçaf për ta mbuluar (FOTO+18)

0
313

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Një makinë betoniere ka përplasur një qytetar që po udhëtonte me biçikletë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Përplasja ka qenë shumë e rëndë pasi betoniera ka shtypur kokën e viktimës, e cila ka qëndruar për minuta të tëra e hapur në mes të rrugës.

Qytetarët janë trembur nga kjo pamje, ndërsa një qytetar që ka parë aksidentin bën me dije se asnjë çarçaf nuk i hodhën viktimës, duke terrorizuar njerëzit me pamjet e rënda.

“Asnjë çarçaf për ta mbuluar, 30 minuta në rrugë, pataksen kalimtarët. Shamë infermierin, i hoqëm përparësen që ta mbulonim. Po bënin spektatorin, pasi viktima ishte pa kokë, s’bënin dot gjë, po të paktën 5 makina policie, 2 ambulanca një çarçaf duhet ta kishin. Është vend me shumë lëvizje, anash Universitetit të Vlorës, u lemerisën njerëzit, e shtypi betoniera e lungobaltës. Viktima u shtyp midis vijave të bardha dhe daljes nga rrethi sa merret kthesa për të dalë nga rotonda. Por si mund të lihet një njeri pa kokë në mes të rrugës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here