18 Shkurti/ Grida Duma: Numri i madh i protestuesve, kërkojmë votim elektronik

0
271

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë Demokratike, Grida Duma, premtoi ditën e nesërme një protestë madhështore në atë që ajo e quan “fillimi i rrëzimit të qeverisë”.

E ftuar në studion e lajmeve në News24, në “Rubrikën e Opinionit”, Duma sqaroi dhe se kushti parësor i opozitës në zgjedhje ishte votimi elektronik, pasi në këtë mënyrë siguroheshin zgjedhje të lira e të ndershme.

“Në protestë nuk do të marrin pjesë vetëm demokratë por edhe qytetarë që thonë: Boll më! Do të nisë në orën 12:00 e do të zgjasë deri në vullnetin e fundit të njerëzve,” tha Duma.

Basha tha se do vendosim bashkë me qytetarët se çfarë do bëhet me zgjedhjet
Duma: Protesta është vetëm fillimi i një vendimi të madh. Zgjedhjet nuk janë problem i përditshëm i qytetarëve, por janë zgjidhje e këtyre problemeve. Në këtë vend, ku i jepej mundësia njerëzve të zhvillonin biznesin e tyre, e të konkurronin lirisht me njëri-tjetrin, u kthye në Shqipëri krimi. Krimi në pushtet dha Shqipërinë me koncesion, dhanë tendera që nuk pamë asnjë rrugë, asgjë të re.

Do t’i zhbëni këto me protestën?
Duma: Ky është vetëm fillimi, dhe do të vijojë në të gjitha format: betejë politike, protesta, betejë ligjore, dhe qëllimi është t’i japim mundësi shqiptarëve të zgjedhin lirisht. Kjo qeveri duhet rrëzuar se nuk ka zgjedhje të lira. Duhet të shpëtojmë zgjedhjet e shqiptarëve. Rrëzimi i qeverisë ka ndodhur nëse flasim nga pikëpamja përmbajtësore.

Kushtet me të cilat PD do hyjë në zgjedhje?
Duma: Votimi elektronik është kërkesa jonë parësore. Ne së pari duam që brenda qendrës së votimit, ku ndodh 40% e problematikës, të zgjidhet me votim elektronik.
Sikur  të bihet dakord që të plotësohet kërkesa juaj të plotësohet, por do dështonte, a do mbanit përgjegjësi?
Duma: Nëse infrastruktura është, nuk ka asnjë dështim. Ne duhet të shqetësohemi njëherë që zgjedhjet po vidhen pastaj të merremi me elementë teknikë.

Do shkonit me qeveri teknike?
Duma: Nuk janë pazare që i bën opozita këto. Nuk dua të përmend kalkulime të kota.
Si vjen rrëzimi i një qeverie që ka numrat parlament?
Duma: Puna është t’i përdorësh për mirë, sepse ne kemi një qeveri arrogante në parlament. S’kanë rëndësi numrat, por puna se si i përdor. Po të kishin numrat nuk do diskutohej për shfajësi të njërit apo tjetrit në qeverisje.

Sa mund të jetë numri i protestuesve për nesër?
Duma: Do të surprizoheni nesër. Protesta është akt i vërtetë qytetarie. Është akt inspirimi edhe për minimalen e problemeve. Qytetarët do të jenë të mirëpritur në atë protestë paqësore.
Do lejojë policia të rrini më shumë se 4 orë?
Duma: Ne kemi lejen të vazhdojmë sa të duam dhe jemi brenda legjitimitetit..
I trembeni ndonjë konflikti nesër pasi Basha bëri thirrje policisë të mos provokojë?
Duma: Kemi gjithçka në kontroll që gjithçka të shkojë mirë. Padiskutim do të jetë protestë madhështore e paqësore. Do të jetë dhe jetësore sepse njerëzit që do thonë fjalën e tyre janë njerëz të thjeshtë./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here