Veneto Banka në pikiatë, kërkon ndihmë nga shteti italian

0
403

Veneto Banca, e pranishme edhe në tregun shqiptar, si dhe Banca Popolare di Vicenza po shihen si problemi i radhës në sistemin bankar italian, pas Monte dei Paschi. Fond shpëtimi prej 5 miliardë eurosh. Italia është duke kërkuar një fond shpëtimi prej 5 miliardë eurosh për dy banka rajonale problematike, teksa ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës po merr masa për të mbështetur sistemin e saj të trazuar bankar.

Shpëtimi i Veneto Banca dhe Banca Popolare di Vicenza, të cilat ende kërkojnë miratimin rregullator, do të ishte një “rikapitalizim i përkohshëm”, sipas njerëzve me njohuri të drejtpërdrejtë të diskutimeve, shkruan Financial Times. Ky është një mekanizëm, që u mundëson shteteve të eurozonës të injektojnë para shtetërore në banka, pa cenuar rregullat e ndihmës shtetërore. Italia është tashmë në bisedime me Brukselin për të përdorur të njëjtin mekanizëm, si ai për shpëtimin e  Monte dei Paschi di Siena, huadhënësin më të vjetër në botë, prej 8.8 miliardë dollarësh.

Ligjvënësit italianë, në dhjetor të vitit të kaluar krijuan një fond 20 miliardë euro për rikapitalizimin e disa nga bankave të vendit, të cilat janë konsideruar si një nga pikat e dobëta të ekonomisë dhe një pengesë mbi perspektivën e zhvillimit dhe rimëkëmbjen e qëndrueshme. Roma nxitoi të miratojë fondin, pasi banka e Sienës nuk arriti të tërheqë mjaftueshëm kapital të ri privat për të kënaqur rregullatorët.

Sistemi financiar italian po vuan nga niveli i lartë i kredive të këqija, të cilat janë rritur që nga kriza e borxhit sovran evropian dhe vazhdojnë të peshojnë mbi kreditimin dhe përfitueshmërinë. Veneto Banca dhe Banca Popolare di Vicenza, në veri-lindje të rajonit industrial Veneto, kanë vuajtur nga një rënie e likuiditetit dhe kapitalit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here