Rikthehet koha  e “piktorit”, kryebashkiaku Veliaj rinis vizatimin e mureve për pallatet

1
223

Fasadat e “gjalla”

Muralet të cilat përdoreshin nga  sistemi komunistë si një propagandë politike dhe një rebelim ndaj shoqërisë “ringjallen, me Rilindjen e aktualitetit”

 

Kryeqytetit i rikthehen ngjyrat dhe vizatimet e çuditshme nëpër muret e pallateve në të gjitha zonat e saj. Ishte koha e kryebashkiakut Rama, kur Tirana u mbulua nga vizatimet të çuditshme, pa asnjë domethënie dhe të lodhshme për syrin e çdo qytetari. Mure të shkarravitura më mijëra ngjyra që kontraktonin me njëra –tjetrën në vitet 2000 . Në këtë përiudhë Tirana u mor në patronazh dhe u kthye në një shumëngjyrëshe pa kuptim, ku disa ikin dhe të tjerët që vijnë bëjnë ndryshime në një vend. Disa ndryshime  qoftë për mirë ose jo, por  e rëndësishme është që të mos përsëriten veprimet të cilat, nga zgjedhësit nuk mirëpriten mire. Në këtë mënyrë pas përfundimit të mandatit kryetar bashkie, stafeta i kaloi Lulzim Bashës dhe pas tij, tashmë në krye të saj është Veliaj, i cili është një vazhdues i vrazhdë i kryeministrit aktual. I përpiktë me punën e tij që nis në 06.00 të mëngjesit, sa për dy foto në rrjetet sociale, vazhdon më frymën e kryeministrit. Duke e ndjekur atë në çdo drejtim dhe duke e përsëritur në çdo nisëm të marrë. Ndoshta synimet e tij janë më larg se kaq, një marrje të postit nga kryetar bashkie në Kryeministër. Në këtë mënyrë ditën e djeshme foli për ndërtimin e këndeve të lojërave për fëmijët e kryeqytetit, në qendër dhe në periferi, po shoqërohet edhe me përmirësimin e fasadave të pallateve. “Ne do të vazhdojmë që disa nga fasadat e qytetit t’i kthejmë në piktura për fëmijët, që të ketë më shumë argëtim. E di që fasada nuk është gjithçka, por krijon një atmosferë, e bën komunitetin të duket më i pastër, e bën lagjen më estetike, gjithashtu na jep kënaqësi që të kalojmë edhe më shumë kohë me njëri-tjetrin. Kështu që nuk kemi bërë vetëm një kënd lodrash, por kemi bërë një hapësirë për komunitetin”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.
Arti i rrugës një rebelim ndaj sistemit

 

Muralet, të njohura ndryshe edhe si arti i rrugës, një kulturë e njohur veçanërisht në vendet perëndimore, janë edhe një formë rebelimi ndaj sistemit apo shoqërisë. Dikur në vendin tonë, muralet përdoreshin nga sistemi komunist për propagandë politike. Sot Bashkia e Tiranës i ka rikthyer në art të lirë, për të zbukuruar dhe ndërgjegjësuar. Edhe pse vendi ka nevojë për financimin e një arti të vërtet i cili behët në teatër, në një ekspozitë me piktura apo qoftë edhe në një bibliotekë. Veliaj zgjedh të investoj në muret e qytetit, duke i ngjyrosur dhe duke e mbuluar të keqen me shumëllojshmërinë e ngjyrave. Në këtë mënyrë u hedh edhe kësaj radhe hi në sy  qytetarëve duke e bërë Tiranë sipas preferencave të tij dhe Kryeministrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here