Oktapodi i Sorosit në Shqipëri ka ndikim të fuqishëm edhe në Maqedoni

0

Sektori i tretë dhe rrjeti i Soros në Shqipëri nuk duhet të konsiderohen si sektor me ndikim lokal vetëm në Shqipëri, për dekada me rradhë Soros në tokën shqiptare ka krijuar një rrjet të gjërë i cili ka ndikim edhe në Maqedoni. Sipas analistit Ilir Kulla, fajtori kryesor për prishjen e koalicionit në mes BDI-së me VMRO-DPMNE-së është pikërisht Soros, i cili nëpërmjet mediave që janë nën kontroll të tij ka dërguar mesazhe të qarta për Ali Ahmetin se do të ishte vetëvrasje politike nëse ata pranojnë një koalicion të ri me partinë e Gruevskin.

Loading...

Nga ana tjetër, ish-gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Delina Fico, deri në vitin 2021, si drejtore e programeve për shoqërinë civile në nivel global dhe përgjegjëse për rajonin e Evropës Juglindore, do të ketë fjalën kryesore në shpërndarjen e rreth 9, 5 milionë dollarë, ku nëpërmjet agjencisë amerikane USAID do t’ua ndajë kryesisht organizatave që janë të afërta me Sorosin në Maqedoni që fshihen nën kupolën e “Organizatave Joqeveritare”. Një mundësi e tillë  ajo e ka marrë në bazë të tenderit të përfunduar në shtator të vitit të kaluar, ku e gjithë kjo ishte bërë për shkak të një ndryshimi të mundshëm të administratës në Shtetet e Bashkuara.

Pse është e rëndësishme të fokusohemi në rrjetin e Sorosit në Shqipëri?

 

 

Rrjeti i njerëzve dhe organizatave të prekur, të financuara dhe të kontrolluara nga George Soros në Shqipëri ka kontroll pothuajse të plotë të institucioneve qeveritare dhe shtetërore, duke filluar me Kryeministrin Edi Rama e deri te kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Gjatë dekadave të fundit, kontrolli i pakufizuar, i pakontrolluara dhe pothuajse i padiskutueshme i rrjetit të Sorosit për të financuar atë që konsiderohet si “shoqëria civile” në Shqipëri, ndikimin e tij të fshehtë të fondeve të dhuruara nga populli amerikan në Shqipëri, me gjithë mbështetjen e hapur të George Soros për qeverinë e majtë të Edi Ramës, në masë të madhe ka kontribuar në rritjen e tjetërsimit të shqiptarëve kundrejt politikës së jashtme të SHBA-së dhe objektivave të saja.

  Platforma serioze e fuqisë dhe ndikimit

Rrjeti i organizatave të Sorosit, politikanë, figura publike dhe punonjës lokalë që punojnë në agjencitë për donacione në dhe rreth Shqipërisë kanë një pozicion të qartë se duhet financuar qeveria Rama për të ndikuar ndërkombëtarisht dhe në nivel lokal, përmes Ambasadës Amerikane në Tirana dhe përmes kontakteve dhe ndikimit të tyre në Departamentin e Shtetit. Anëtarët vendorë të këtij rrjeti janë përfituesit tradicional të privilegjuar të granteve dhe projekteve nga USAID-i dhe BE-së, të cilët në Shqipëri janë planifikuar dhe implementuar nga një klub ekskluziv të individëve dhe OJF-ve të cilët zakonisht quhen “shoqëri civile”, “OJQ” ose “sektori i tretë “. Gjatë dekadës së fundit, “sektori i tretë” është bërë në masë të madhe rrjet kryesisht identik me rrjetin e Sorosit. Deri në vitin 2015, të dy termat mund të përdoreshin si të pandarë.

Aktivitetet kryesore

Rrjeti kishte lobuar në mënyrë aktive për kalimin e reformave gjyqësore në Shqipëri, që ishte një përpjekje e qartë për të sjellë sistemin gjyqësor shqiptar nën kontrollin e qeverisë Rama. Në vitin 2015, USAID miratoi një projekt me vlerë 9 milion dollarë  për reformat në sistemin ligjor shqiptar. Ky projekt është i një rëndësie strategjike dhe është implementuar nga një OJQ-je të kryesuar nga Delina Fico, anëtare e bordit të “Shoqërisë së Hapur” për Shqipërinë, gruaja e ministrit të qeverisë dhe ish partnerja e premierit Edi Rama.

Për ndikimin e Sorosit në sistemin gjyqësor të Shqipërisë, flet analisti i shquar dhe ekspert për politikë ndërkombëtare Ilir Kulla, i cili thotë se ndikimi i Fondacionit Soros në Shqipëri është i lartë dhe se thelbi i këtyre reformave është sundimi i njërës parti mbi tjetrat.

Kulla në emisionin politik “Komitetet” kujton rastin e shkarkimit të ministrit të Drejtësisë së Shqipërisë Manjani, i cili para dy javëve kishte thënë publikisht se reforma në gjyqësorin e Shqipërisë po shkon siç thonë ata të Sorosit.

Ai gjithashtu na kujtoi se çfarë problemesh u krijuan në vend për shkak të pranisë të ambasadorit të SHBA-së dhe ndikimit të Sorosit.

Pavarësisht reformave në sistemin ligjor, Soros e ka financuar dhe ka kontrolluar projektin kyç “Zhvillimi në Shqipëri” në fushën e politikave ekonomike që realizohet nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e”Harvardit”, të udhëhequr nga Ricardo Haussmann.

Qendra i kryen të gjitha reformat ekonomike në Shqipëri, duke përfshirë edhe reformat në sektorin bankar, reformat në privatizim, mikro-financimit dhe të partneritetit publiko-privat. Pavarësisht kontrollit pothuajse të plotë dhe ndikimit mbi pjesën më të madhe të ndihmës së huaj në Shqipëri, e cila përfshin fondet e USAID-it dhe kredi nga Banka Botërore, George Soros  konsiderohet se mund të jetë në pozicion për të ndikuar në qëndrimin e Departamentit të Shtetit Amerikan për Shqipërinë, poashtu edhe tek ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe veçanërisht tek ambasadori Donald Lu.

Një vërtetim i kësaj vjen edhe nga Uashingtoni. Analisti politik Ted Wood në kolumnën e tij në “Washington Post” pyet nëse është në rregull që ambasadori amerikan në një vend të huaj të shantazhojë një parti politike në mënyrë që të sigurojë një avantazh për partinë tjetër.

“A është ambasadori amerikan në rregull për të diktuar rrjedhën e politikës në një vend të huaj, dhe në këtë mënyrë të drejtojë kërcënime në formën e pasojave që do të ndjekin ata që nuk do të punojnë sipas diktatit. A është e pranueshme që ambasadori amerikan të zbatojë agjendën e miliarderit hungarezo-amerikan dhe fondacionit të tij, e jo interesat e SHBA, shkruan në “Washington Times,analisti politik dhe eksperti i sigurisë Ted Vud.Sqarimet në lidhje me pozitën e fuqishme të George Soros në krahasim me ndikimin në politikën e jashtme të Shqipërisë janë të ngjashme me ato që shpjegojnë ndikimin e tij në vendet post-komuniste, si Armenia dhe Gjeorgjia. Disa fakte i konfirmojnë disa nga këto argumente, veçanërisht në lidhje me disa individë të cilët ishin avancuar në pozita të pushtetit në Shqipëri. Ndërsa është e qartë se shumë zëra në lidhje me ndikimin e George Sorosit në politikën e jashtme amerikane, ambasadat amerikane dhe vendimmarrësit shqiptarë po e dëmton së tepërmi reputacionin e SHBA-së në Shqipëri.

 Personat kryesorë

Çelësi i George Soros në Shqipëri dhe në Ballkan është Xhonas Rolet.Personat kyç që janë të lidhur direkt me rrjetin Soros janë: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, Andi Dobrusha, drejtor i fondacionit “Shoqërisë së Hapur” në Shqipëri, Valdet Sala, ish-drejtor i bordit të fondacionit “Shoqëri e Hapur” dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Rinisë Komuniste të Shqipërisë, Delfina Fico (ish-partnerin e kryeministrit dhe anëtare e bordit të fondacionit “Shoqëri e Hapur”) Linda Basha Rama ( gruaja e tanishme e kryeministrit Rama dhe ish-anëtare e bordit në këtë fondacion) Milva Ekonomi (Ministre e Ekonomisë dhe ish-anëtare e bordit të fondacionit të lartëpërmendur), Ditmir Bushati (Ministër i Punëve të Jashtme, ish-drejtor i një organizate joqeveritare e financuar nga fondacioni), Erion Veliaj (kryetari i bashkisë Tiranë, një ish-udhëheqës i OJQ-së “Mjaft”, e themeluar nga “Shoqëri e Hapur”) Arbjan Mazniku (zëvendës kryebashkiak i Tiranës, njëri nga udhëheqësit e  “Mjaft”) Andri Fuga (kreu i marrëdhënieve me publikun në Kryeministri, ish-kreu i marrëdhënieve publike të “Mjaft”), Valentina Leskaj (deputete, ish-anëtare e bordit të “Shoqëri e Hapur”) Eglantina Gjermeni (ministre e  planifikimin urban dhe turizmit, ish-drejtore e një organizate joqeveritare të financuar nga “Shoqëri e Hapur”), Henri Çili (ish anëtar i bordit të “Shoqëri e Hapur” dhe pronar i një universiteti privat të themeluar me anë të fondacionit në fjalë). Kurse aktorët më me ndikim në sektorin e medias në Shqipëri që janë të lidhura direkt me rrjetin e Soros janë: Remzi Lani (gjithashtu një ish-sekretar i përgjithshëm i Rinisë së Partisë Komuniste Shqiptare) Lutfi Dervishi, Iris Luarasi, Albert Rakipi, Piro Misha, Besar Likmeta, Arjan Vasjari, Alfred Lela, Aranita Brahaj, Jonila Godollo dhe Afrim Krasniqi.

 Shtyllat e arkitekturës të OJQ-ve të Sorosit në Shqipëri

OJQ-të kryesore të cilat tradicionalisht janë të financuara nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur” në Shqipëri në bashkëpunim me USAID-in dhe NED, shumica e të cilëve tradicionalisht operojnë si degë të Partisë Socialiste në shoqërinë civile, me disa përjashtime, dy ose tre organizatave joqeveritare janë të lidhura me përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë, janë këto: BIRN Albania, “Balkan Insight”, “Reporter.al”, “Albania Open Data-it,” Lëvizja europiane – Shqipëri, qendra për studime parlamentare, Mjaft, Partnerët e Shqipërisë, Instituti për demokraci dhe ndërmjetësim, Këshilli Zgjedhor i Shqipërisë “Respublika”, Instituti i mediave shqiptare, Instituti shqiptar i studimeve ndërkombëtare, Instituti shqiptar për studime bashkëkohore, Komiteti shqiptar i Helsinkit, Aleanca gjinore për zhvillim, Shoqata  “Refleksione”, Shoqata për popullsinë dhe zhvillimin, Qendra për përparimin e zhvillimit njerëzor (CUCHR), platforma shqiptare për avokim të politikave, “Transparency International” – Shqipëri, Instituti “Agenda”, Instituti për menaxhim Lindje-Perëndim.

 Ndikimi i rrjetit të Sorosit në Partinë Demokratike të Shqipërisë

Edhe pse rrjeti është 99% i kontrolluar nga persona të lidhur me Partinë Socialiste të Shqipërisë, të cilat janë klientët e saj kryesore politike dhe përfituesit më të mëdhej financiare, ajo ka hyrë edhe në krahun të djathtë. Partia Demokratike e Shqipërisë aktualisht ka disa persona të rëndësishëm të cilët kanë përfitime direkte nga investimet strategjike nga Fondacioni “Shoqëri e Hapur”  për karrierën e tyre politike. Këta pak liderë të Partisë Demokratike kanë kontakte të drejtpërdrejta dhe punojnë me projekte apo fonde të mirë-financuar, ose me mjete nga ky fondacion apo nga OJQ dhe partnerë ndërkombëtarë që janë të lidhur me këtë Fondacion. Zakonisht ata marrin shuma të ngjashme të larta, me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, për raporte apo studime që nuk kalojnë vetëm disa faqe me një vlerë të vogël ose pavlerë fare. Ky fenomen ka prekur edhe këshilltarët shtetëror të Partisë Demokratike kur ajo ishte në pushtet. Dhe tani vazhdon të ndikojë edhe kur partia është në opozitë, por efektiviteti i veprimit të saj është reduktuar në masë të madhe por dhe kërcënon kredibilitetin e partisë dhe shanset e saja për të fituar në zgjedhje.

*GAZETAEXPRESS

Loading...

Lini nje pergjigje