Foto+Emra/ Aksidentohen me makinë futbollistët e Skënderbeut, zihen në rrugë

0
217

Tre futbollistë të Skënderbeut janë përfshirë në një aksident në qytetin e Korçës, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Ata janë Reza Karimi, Bakari Nimaga dhe Marvin Ogunjimi dhe mësohet se kanë qenë të tre duke udhëtuar me taksi nga shtëpia e tyre drejt një restoranti ku kishin menduar të drekonin, por një tjetër makinë i ka goditur nga pas.

Ka mjaftuar kaq që shoferi i taksisë dhe shoferi i makinës që ka goditur mjetin ku udhëtonin lojtarët e Skënderbeut të përplaseshin verbërisht.

Mësohet se tre lojtarët e Skëndërbeut kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, duke parë që sherri mes shoferëve vazhdonte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here