Djali heq kapakun e arkivolit të të dashurës, ja pse dëgjoheshin zhurmat brenda tij

0
1063

Ky është momenti i tmerrshëm kur është hapur arkivoli i një adoleshenteje të vdekur, pasi janë dëgjuar zhurma në brendësi të tij. Neysi Perez, 16 vjeçe u deklarua e vdekur pas një ataku kardiak të shkaktuar nga një zhurmë arme afër shtëpisë së saj, siç raporton The Mirror.

Por pasi miqtë dhe familja e saj e varrosën, ata kishin frikë se Neysi e cila ishte shtatzënë, mund të mos kishte vdekur vërtetë dhe është zgjuar në arkivol.

I dashuri i vajzës, Rudy David Gonzales insistoi se kishte dëgjuar zëra ditën tjetër kur e vizitoi varrin e saj dhe menjëherë ka lajmëruar rojtarin e varreve i cili ka thënë se edhe ai dëgjonte zëra.

Menjëherë familja e saj ka nxjerrë arkivolin jashtë dhe janë përpjekur ta thyejnë, por mesa duket ishte shumë vonë për vajzën. Motra e saj është shprehur se e ka tundur trupin e motrës së saj dhe kjo e fundit ka vjellë gjak, ndërkohë që temperatura e trupit ishte normale.

Vajza është dërguar në spital dhe pas një përpjekje të dështuar të mjekëve ata përfundimisht thanë që vajza ka vdekur, duke i konsideruar zhurmat nga arkivoli si pjesë të imagjinatës së djalit, por kjo gjë sipas familjarëve nuk është e vërtetë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here