Dekriminalizimi/ Armando Prenga jo më deputet, ja veprat penale në Shqipëri dhe Itali

0

Prokuroria e Përgjithshme  në bazë të ligjit për “Dekriminalizimin” kërkon që t’i hiqet mandati deputetit Armando Prenga sepse nuk ka deklaruar një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Kurbinit për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, me 450 000 lekë gjobë.

Loading...

Sipas Prokurorisë, Prenga “rezulton me precedentë penale në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur,  deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos. Këto të dhëna janë konfirmuar nga komunikimi zyrtar me autoritetet italiane.”

Ndërsa për deputetin Flamur Noka Prokuroria deklaron se nuk është në kushtet e ndalimit.

Nisur nga kërkesa e një numri deputetësh lidhur me një masë të mundshme sigurimi dhënë ndaj tij në vitin 1991, nga autoritetet e ish-Republikës Federative Jugosllave Prokuroria konfirmon se “nuk figuron në evidencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme Serbe dhe si rrjedhojë nuk ka evidenca dënimesh në lidhje me këtë subjekt”.

Prokuroria e Përgjithshme po heton edhe KQZ-në lidhur me disa shkelje ligjore të mundshme.

Sipas deklaratës së Prokurorisë:

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për një deputet dhe për dy kryetarë bashkie ka pranuar dorëzimin e një formulari të dytë tej afateve ligjore. Afati i dorëzimit  të formularëve është brenda dy muajve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit 17/2016. Afati i fundit për të gjithe subjektet, ka qenë data 4.05.2016. Nga dokumentacioni i përcjellë rezulton se për këta tre subjekte KQZ, në kundërshtim me ligjin, ka pranuar një formular të dytë, me të dhëna shtesë, në qershor 2016.

 

KQZ ka patur informacione për Deputetin Armando Prenga dhe nuk ka deklaruar një vendim të formës së prerë. KQZ duhet të kishte bërë kallëzim penal që në muajin maj 2016 .

Loading...

Lini nje pergjigje