Vettingu/ Vasili: ONM e jashtëligjshme, reagon Majko

0

Deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar pas letrës së ministrit të Drejtësisë Petrit Vasili ku shprehej se bordi i menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është jokushtetues dhe pa mbështetje në ligj.

Loading...

Majko tha se ndërkombëtarët nuk vijnë të shkelin Kushtetutën dhe se Vettingu se ka një sindikatë kushtetuese e nuk duhemi të bëhemi pjesë e saj.

” Nuk dua të bëhem pjesë e asnjë debati që kërkon komunikim me ONM. Dua të nënvizoj se ndërkombëtarët do të vijnë për të na vëzhguar ne. Vetting-u e ka një sindikatë kundërshtuese. Ne nuk i bëjmë mirë situatës duke u bërë pjesë e kësaj sindikate.

Nderkombetaret nuk kane ardhur ketu per te shkelur kushtetutën dhe ligjet tona.
Ndërkombëtarët nuk kanë ardhur për të krijuar debate politike”

Nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Kuvendit Meta, kryeministrit Rama, presidentit Nishani dhe ambasadorëve Lu e VlahutinMinistri Vasili shprehu shqetësimin e tij per ligjshmërinë e këtij bordi.

Në letrën e dërguar theksohet se konsensusi i arritur në 21 korrik kishte të bënte me vëzhgues ndërkombëtarë ekspertë të ligjit me jo më pak se 15 vite eksperiencë, ndërsa nuk ka qenë i parashikuar krijimi i një bordi të tillë menaxhues.

Loading...

Lini nje pergjigje