Pse meshkujt e martuar ëndërrojnë femra të tjera?!

0
442

Në çdo çift që të ndodhi fshehurazi ose haptazi, që lidhja të jetë e gjatë ose e shkurtër; shumë e kënaqshme ose në krizë, meshkujt kanë fantazi seksuale me femra të tjera, gjë e cila shfaqet ndonjëherë si film porno. A duhet patjetër të bëheni merak?

Është e kotë që të bëni luftë me partnerin tuaj, nëse e kapni duke parë ndonjë video porno në internet, edhe pse jeta në çift nuk ka probleme dhe pasioni midis jush është akoma i zjarrtë. Gjithashtu është e kotë që të gjeni ndonjë defekt tek vetja.

Duhet të mendoni për fantazitë erotike si një tip tradhtie, edhe pse jo gjithmonë funksionon. Meshkujt më pas janë tipa shumë vëzhgues dhe pra, për t’i dhënë sa më shumë hapësirë imagjinatës përdorin videot hard.

Kurse ana vëzhguese tek femrat në përgjithësi është me turp dhe me snobizëm, sidomos kur videoja në fjalë ka si protagoniste vajzat ose figurat femërore ndryshe nga ato vetë. Por dhe kjo është pjese e mekanizmit.

Fantazitë duhet të jenë këto: larg nga realiteti i përditshëm. Që mashkulli të ëndërrojë femrat që janë e kundërta e partneres së tyre, nuk duhet të konsiderohet si një fyerje, edhe kur mund të ketë dëshirë dikë tjetër.

Kjo duhet të merret ashtu siç është; thjesht një fantazi, por është dhe aq natyrale të pyesësh veten nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon nga jeta juaj seksuale në çift. Pra duhet t’i thoni vetes suaj që nuk ka asgjë të keqe dhe që janë dy shkallë të ndryshme: realiteti dhe fantazia.

Atëherë përse nuk jeni objekt fantazie seksuale për atë?

Është e thjeshtë, sepse ëndërrohet diçka që është e re dhe jofamiljare. Megjithatë, edhe femrat bëjnë të njëjtën gjë, por në mënyra më pak evidente.

Ndërkohë që burri drejtohet drejt imazheve dhe filmave, femrat thjesht zgjedhin mënyra të tjera dhe gjejnë më shumë kënaqësi në imagjinatën më pak të rrënjosur, si librat dhe filmat romantikë, duke imagjinuar se protagonisti është partneri juaj./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency