Propozimi çuditës i Veliajt: Të ndryshohet orari i punës, për të shmangur trafikun e urbanëve!

0
274

Nga Enida Vërça

Puna konsiderohet si një ndër veprimtarit më kryesore të jetës së njeriut, fal përfitimeve që ajo jep gjithsecili prej nesh mund t’i bëj ballë jetës. Në këtë mënyre, ne si individë investojmë për të përfituar një të ardhme sa më të ndritur falë punës që kërkojmë. Një ndër përfitimet më të mëdha të individit është puna në administratë për shkak të lehtësirave, komitetit dhe shpërblimit monetar që ajo ka. Ajo që mund të konsiderohet si një kleçkë në gjithë këtë është orari, gjithmonë zyrtar, 08.00 e mëngjesit me 16.00 të mbasdites.  Është përcaktuar ky orar zyrtarë në pjesën më të madhe të botës sepse është me efektivë për të gjithë punonjësit. Madje ka vend si Gjermania të cilët janë skeptik me përcaktimin e orarit dhe nuk kalon asnjë miut më shumë me paraqitjen e të punuarit në punë. Duke u penalizuar dhe marrë masa ndaj tij. Kjo është përgjegjshmëria e gjithsecilit për të mbajtur një vend pune të paktën në administratat dhe institucionet shtetërore. E njëjta gjë ndodh në Shqipëri përsa i përket orarit zyrtarë të përcaktuar me rregullore i cili ndër vite me radhe ka mbetur i përcaktuar 08 e mëngjesit me 16.00 e mbasdites. Por duket sikur gjërat do të ndryshojnë. Dhe sigurisht që në Shqipëri supozohet që çdo gjë ndryshon për një të mirë të përbashkët, të paktën kryebashkiaku i Tiranës këtë mendon.

Propozimi: “Të ndryshohet orari i punës”

Ditën e djeshme, i frymëzuar nga dita e dashurisë Shën Valenitin, kryebashkiaku Veliaj nuk festoi, por inspektoi linjën Kombinat-Kinostudio. Ai nuk harroi të ftojë të gjithë qytetarët të cilët do të konstatojnë parregullsi në shërbimin urban ta raportojnë atë pranë bashkisë e cila do të marrë masa. Në këtë mënyrë të shtirur ashtu siç ka bërë deri më sot,premtoj që do gjej një zgjidhje për fluksin e urbaneve në orët e mëngjesit. Dhe gjithmonë linjat e urbanit kur është kryetari prezent gjenden në kushte shumë të pranueshme, një sendilie bosh dhe një sendilie me qytetarë që udhëtojnë drejt drejtimeve të ndryshme. Një fasadë e cila transmetohet si perfekte në medie. Ajo që propozoi ndër të tjerash, ishte ndërrimi i orarit të punës për një pjesë të madhe të institucioneve. Veç në këtë mënyrë mund të shmanget sipas tij trafiku i cili është në pikun e mëngjesit ku të gjithë udhëtojnë për në punë. “Po mendojmë edhe për zgjidhje të tjera, pra si mund që me disa nga institucionet punëdhënëse të koordinojmë oraret, ku jo çdo institucion të fillojë punë në të njëjtin orar. Kjo na jep mundësi që ta sfazojmë pak fluksin e mëngjesit, duke e ndarë në disa fasha orare”, tha Veliaj.

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj tha se “Kombinat- Kinostudio” është nga linjat më të mira ndërsa së shpejti do të ndryshojë edhe autobusët firzamonikë. Veliaj ftoi qytetarët që të denoncojnë parregullsitë e konstatuara nga çdo operator i shërbimit urban.

Mënyra se si ata mund ta bëhen ‘inspektorë’ është duke telefonuar 0800-0888, të na japin targën e autobusit dhe problematikën përkatëse, ose duke e raportuar në aplikacionin ‘Tirana Ime’. Është e vetmja mënyrë se si e transformojmë çdo udhëtar në një inspektor dhe partner të Bashkisë së Tiranës, për ta bërë ‘zap’ situatën e transportit publik”, tha ai.

Po nëse miratohet kërkesa e kryetarit?

Pas deklaratës së ditës së djeshme, Veliaj tha se do të bënte kërkesë zyrtare në disa institucione, për të ndryshuar orarin,. Në mënyrë që të shmanget trafiku në kryeqytet. Si mundet të ndryshohen oraret e një pune të përcaktuar? Sipas kryetarit i bie që këta punonjës të jenë gjithë kohës në dispozicion të punës ku janë, pa marrë parasysh angazhimet e tjera që kanë pas orarit të punës. Disa kanë fëmijë, të tjerë kanë një familjarë të sëmurë e disa të tjerë bëjnë dhe një punë të dytë, sepse ajo rroga e punës në shtete nuk u mjafton as për të shlyer taksat e vendosura që shtohen nga dita në ditë. Pra edhe në këtë pikë dalim në përfundimin që punimi me fasha të ndryshme orare nuk është një zgjidhje e mirë menduar nga kryetari. Ndoshta në ditët në vijim do të vijnë propozime të tjera të çuditshme, që na mbetet vetëm ti dëgjojmë. Dhe miratim i tyre nuk është në dorën e qytetareve të cilët janë të detyruar të zbatojnë çdo kërkesë të ushtruar.

Një serial me premtime

Çdo ditë Veliaj vjen me premtime nga më të ndryshmet dhe përgjithësisht të çuditshme. Të cilat asnjëherë  nuk janë dëgjuar e aq më pak të besohen nga qytetarët. Premtoj që sistemi i linjës  së të transportit publike do të ndryshoj. Si fillim foli për biletat elektronike, duke e bërë kryeqytetin të krahasueshme me vendet më të zhvilluara në botë. Pas këtij premtimi premtoj për 14 urbanë të rinj në qytet të cilët do ti vinin në ndihmë çdo qytetari, për kushtet sa më të mira udhëtimi. Premtoj që do të ketë më shumë hapësira. Çdo qytetarë mundet të bëjë një denoncues për çdo shkelej që shikon gjatë udhëtimit në numrin e vënë në dispozicion. Për “pisanjosët” sidomos ata që abuzojnë në terminalet e stacioneve urbane, vendosi gjoba. Dhe tani vjen  me një deklaratë dhe propozim për institucionet në ndryshmin e orarit të punës. Duke e ndryshuar orarin e punës me vonë. Por pse duhet të nisë vonë punën një punonjës, kur oraret janë të përcaktuar? Pse nuk i sjellë ne veprim ata 14 urbanët që premtoj para disa ditësh?

Në këtë mënyrë montonia  e kryetarit vazhdon nga dita në ditë me fjalë të cilat mbeten në kuadrin e premtimeve elektorale. Disa premtime që më shumë se një fasë janë të pa konceptueshme për qytetarët. Kërkesat e veçanta deri më tani kanë mbetur në trajtën e një premtim sa për një status në rrjetet sociale, apo një fotoje me shumë fotoshop dhe filtër në Instagram. Kjo është rruga që ka zgjedhur për të punuar, duke e lënë realitetin në të cilin ne ndeshemi shumë larg. Këtu vlen të përmendim shprehjen: “Jo çdo gjë është ashtu siç duket”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here