Nga politikanë, në gazetarë dhe akademikë, zbulohen emrat e elitës sorosiane në Rumani (Lista)

0

Rumania është një prej vendeve evropiane më e orientuar drejt projektit gjeopolitik atlantik. Pavarësisht popullit të saj të besimit të krishterë, elitat rumune kanë ndjekur gjithnjë një rrugë strikte pro-europiane dhe pro-amerikane. Arsyeja është shumë e thjeshtë: është një vend ku elitat dhe shoqëria civile kanë qenë tërësisht me personelin e OJQ-ve amerikane, veçanërisht atyre të Xhorxh Sorosit.

Loading...

Historia e Rumanisë meriton vëmendje, sepse ajo është ekzemplare dhe tregon sesi funksionojnë metodat e vendosjes së dominimit liberal perëndimor.
Si nisi

Në fillim të viteve 1980, Xhorxh Soros, nisi të financojë grupet e rezistencës dhe njerëzit në regjimet komuniste në Europën Lindore, duke promovuar idetë e “Shoqërisë së Hapur”. Në vitin 1979, “Shoqëria e Hapur” penetroi edhe në Europën Qendrore dhe Lindore (shtetet komuniste), por edhe në shumë vende në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut. Në 1992, Sorosi themeloi në Budapest, “Universitetin e Europës Qendrore”, duke krijuar struktura të zgjedhura përgjatë Europës Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik, përfshirë edhe Rumaninë.

Zyrtarisht, ai u përfshi në çështjet rumune në ditët e fundit të 1989-ës, pas rënies së regjimit të Çausheskut. Por disa thonë se puna e manjatit amerikan të lindur në Hungari, por me origjinë hebreje, nisi përpara rënies së regjimit komunist.

Edhe pse ai nuk e ka pranuar kurrë përfshirjen e tij në Rumani përpara 1989-ës, Soros ka pranuar se ai ka qenë i përfshirë në vende të tjera komuniste, duke mbështetur financiarisht opozitën e këtyre regjimeve.

Sipas një investigimit të gazetës rumune “Adevarul”, fillimi i viteve 1990 solli dhe përfshirjen e SHBA-së në çështjet ideologjike të Bukureshtit. SHBA-ja krijoi televizionin e parë privat rumun “SOTI” dhe hodhi shuma të mëdha parash në arsimimin e gazetarëve. Dhe Fondacioni Soros ishte kontribuuesi më i madh në gjithë këtë. Të gjitha strukturat e opozitës politike, përfshirë edhe Unionet e pavarura të tregtisë, ato studentore dhe partive politike, financoheshi nga fondet amerikane: Soros (Open Society), Freedom House, NED, National Republican Institute.

Kështu që Xhorxh Sorosi formoi pjesën kryesore të klasës së ardhshme politike rumune dhe të komunitetit gazetares. Ministri aktual i Mbrojtjes, Mihnea Motoc, për shembull, iu dha një bursë në Universitetin “Xhorxh Uashington” dhe prej atëherë, ai u bë një agjent amerikan me shumë ndikim.

Lista e sorosianëve rumunë

Dacian Ciolos – kryeministër i Rumanisë
Sandra Pralong – ish-këshilltare e Presidentit Emil Constantinescu, këshilltari aktual i presidentit Klaus Johannis.
Mihai Razvan Ungureanu – ish-minstre e Jashtme, (2004 – 2007), kryeministre (shkurt 2012 – maj 2012), aktualisht drejtoreshë e SIE (Shërbimit Sekret të Huaj).

Helvig Edward – Kreu i SIR (Shërbimi Sekret i Brendshëm), ish-këshilltar i ministrit të Brendshëm, Dudu Ionescu, ish-ministër i Zhvillimit Rajonal dhe Turizmit, ish-këshilltar i guvernatorit të Bankës.
Corina Șuteu – ministrja aktuale e Kulturës, ish-drejtoreshë e Institutit Kulturor Rumun në Nju Jork.
Raluca Alexandra Prună – ministrja aktuale e Drejtësisë, ish-themeluese e Transparency International në Rumani.
Alexander Lăzescu – ish-drejtori i TVR (televizionit shtetëror rumun).
Andrei Pippidi – historian.

Vladimir Tismaneanu – politolog, ish-president i Komisionit presidencial për Analizën e Diktaturës komuniste në Rumani, një prej intelektualëve kryesorë neokonservatorë të Rumanisë moderne.

Andrei Plesu – shkrimtar, ministër Kulture (28 dhjetor 1989 – 16 tetor 1991), ministër i Jashtëm (29 dhjetor 1997 – 22 dhjetor 1999), këshilltar i presidentit Traian Basescu (dgjetor 2004 – maj 2005).
Catrinel Pleşu – ish-drejtor i Qendrës Kombëtare të Librit në Institutin Kulturor të Rumanisë (2009 – 2012)
Mihai Sora – filozof, ministër Arsimi (dhjetor 1989 – 28 qershor 1990).
Renate Weber – këshilltar i presidentit Traian Basescu (2004 – 2005).
Liviu Antonesei – shkrimtar, gazetar.
Alin Teodorescu – sociolog, këshilltar i kryeministrit Adrian Nastase.
Andrei Marga – filozof, ministër Arsimi (1997 – 2000), ministër i Jashtëm (maj 2012 – gusht 2012).

Horia Roman Patapievici – filozof, president i Institutit Kulturor Rumun (ICR) (2005 – 2012).
Mircea Mihaies – kritik letrar, eseist, ish-president i ICR (2005-2012).
Christian Parvulescu – politolog, president i “Pro Democracy”.
Victor Rebenciuc – aktor.
Sabina Fati – gazetar.
Andrei Oişteanu – etnolog, antropolog, pjesëtar i Komitetit të Edukimit në Institutin Kombëtar të Studimeve të Holokaustit në Rumani, “Elie Wiesel”.
Andreea Pora – gazetar.
Teodor Baconschi – teolog, ish-ministër i Jashtëm, ambasador i Rumanisë në Vatikan, Portugali, San Marino. Këshilltar i presidentit Traian Basescu (2006 – 2007).
Monica Macovei – deputete, ish-ministre e Drejtësisë (2004 -2007), ish-kandidate për presidente.
Alina Mungiu – politologe, drejtoreshë i News TVR (1997 – 1998), themeluese e Shoqatës Akademike të Rumanisë.
Stelian Tanase – shkrimtar, president dhe CEO i TVR.
Laura Stefan – një ish-anëtare e OJQ-së “Expert Forum”, drejtoreshë në ministrinë e Drejtësisë (2005-2007). U deklarua eksperte e korrupsionit nga Ambasada e SHBA-së.
Adrian Cioroianu – historian, Dekan i Universitetit të Historisë në Bukuresht.
Rodica Culcer – gazetare, ish-referuese në ambasadën e SHBA-së në Bukuresht (1985 – 1991), ish-drejtoreshë e TVR News.
Adrian Cioflâncă – kërkues.
Stere Gulea – ish-presidente e TVR.
Gabriel Liiceanu – filozof, drejtor i “Humanitas Publishing House”.

Sorin Ionita – politolog, këshillëtar i Këshillit të Europës, BAknës Botërore për Europën Lindore dhe Ballkanin.

Smaranda Enache – presidente e OJQ-së “Pro Europa League”, ish-ambasadore e Rumanisë në Finlandë (1998 – 2001).
Armand (Armant-Constantin) Goşu – historian, ish-këshilltar i ministrit të Jashtëm (2010-2012).
Dan Perjovschi – karikaturist.
Mircea Toma – aktivist, “ActiveWatch”.
Michael Bumbes – historian.
Claudiu Crăciun – politolog, lektor në Departamentin e Shkencave Politike dhe Studimeve Europiane SNSPA.

Loading...

Lini nje pergjigje