Media skizofrene?

0
202

Nga Artan Fuga
——————————————————————-
Televizionin e mbaj në frigorifer, kurse gazetat i shoh varur në tel, në kioska të pista urbane?

Pse? Sepse i kanë kthyer në rrotaxhile.

Ja shiheni ju vetë.

Në pasdite televizionit i vijnë lajmet nga zyrat e shtetit, kush u kap, kush do të kapet, kush deputet është kriminel, kush politikan ka vjedh, e kështu me radhë.

I marrin edhe gazetat. I zbardhin, i nxijnë, i faqosin, i menderosin.

Pastaj që me sabah i nderin lajmet nëpër kioska të pista urbane.

Mos o Zot!

Pastaj televizioni, lajmet që iu ka dhënë gazetave në darkë, i rrimer në mëngjes nga gazetat dhe na mbush mendjen se janë gazetat që i japin ato lajme.

Del e bija e botës dhe na dërdëllit duke lexuar gazeta në ekran.

Televizioni bëhet si radio.
Lexon televizioni gazetat në ekran si kurse kundër analfabetizmit.
I shkatërron dhe lexuesit gazetave.
Kurse gazetat dhe televizioneve i kanë kthyer në altoparlante të zyrave.

O pika mua dhe audiencave që dëgjojmë në televizor si në radio, vetëm me zë, lajme që televizioni merr nga gazetat, ato lajme që një mbrëmje më parë gazetat kanë marrë nga televizioni.

Pastaj zyrat që iu referohen lajmeve që kanë dhënë mediat. I u referohen lajmeve
në fakt që ato zyra iu kanë dhënë vetë pasdite televizioneve,
që televizionet iu a kanë dhënë në darkë gazetave,
që gazetat iu a kanë dhënë të nesërmen në mëngjes televizioneve,
dhe që pastaj që televizionet dhe gazetat iu a japin zyrave
të cilat kënaqen me lajmet që ka dhënë media,
pikërisht ato zyra që u kanë kanë dhënë po ato lajme një ditë më parë gazetave dhe televizioneve.

Vjen vallja rrotullo mo!
Hajde skizofreni hajde!

Ore mos është sëmurë psiqikisht sistemi dhe nuk e kupton?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here