Albin Kurti, Ramës: Vuçiç s’mund të jetë kurrë një partner dhe aleat

0
169

 

Ish lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti, i ftuar në studion e Top Show, ka pohuar se Rama nuk duhet te vazhdoje ta shikoje Vuçiç si partner.

Alban Dudushi:  Po i ndjek besoj zhvillimet në Serbi, po përgatiten për zgjedhje?

Albin Kurti: Serbia është e ndarë, ka një skizofreni të brendshme që ka rrënjë historike. Serbia ka pësuar një lloj hegjemonizmi të brendshëm, që tash reflektohet në hegjemonizim të jashtëm. Vuçici shtiret kinse është me Perëndimin, ndërsa Nikoliç bashkë me Sheshel qartazi janë me Rusinë. Nuk kanë vendosur se kush do të garojë në zgjedhjet presidenciale dhe nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje parlamentare . Dikur Titoja gënjënte duke mashtruar edhe Perëndimin edhe Lindjen, sot Serbia i ka ndarë rolet. Vuçiç pro Gjermanisë, Nikolic pro Rusisë, por mendoj që ndarja e roleve është një farsë e serbisë që mund të kthehet në tragjedi për fqinjët e saj por edhe atë vetë.

Alban Dudushi:  Duket se nuk iu ka pëlqyer edhe ai intesitet marrëdhëniesh mes Ramës e Vuçiç?

Albin Kurti: Vuçiç i ka marrëdhëniet e përkeqësuara edhe me Sarajevën edhe me Zagrebin.  Nuk i ka marrëdhëniet e mira as me Sofjen e as me Podgoricën, prandaj Tirana zyrtare duhet të tregohet e kujdesshme sepse keqpërdoret nga vuçici për t’u dukur mirë në Evropë. Ai thotë kur shqiptarët, viktimat e mia, janë kaq të sjellshëm me mua ç’keni ju evropianët?

Deklaratët e Ramës në Beograd në takimin e parë ishin shumë të mira, por monë ose pati përsëritje të tyre në një vcrsion më të vakët, ose nuk pati një avancim të mëtejshëm. Unë besoj se Tirana zyrtare duhet të avancojë me Sarajevën dhe Zagrebin, Sofjen e Podgoricën, sigurisht edhe me Kosovën sepse Vuçiç nuk mund të jetë kurrë një partner dhe aleat. Ai do të vazhdojë të mbetet një armik i popullit shqiptar jo vetëm për shkak të kaluarës së tij, por edhe për shkak se ai nuk mund ta imagjinojë barazinë me kombin shqiptar. Populli serb nuk është secili pjesëtar prej tyre është kundër shqiptarëve, por trekëndëshi Kisha Ortodokse Serbe – Akademia e Shkencave dhe Arteve- Aparati Ushtarak i tyre një trekëndësh i Bermudeve për çfarëdo korrektësie e parimsie të shqiptarëve.

Alban Dudushi:  Kur do të ketë arsye për të festuar Kosova?

Albin Kurti: Kosova ka nevojë për një Republikë të re dhe ka shancin e parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që uroj të jenë sa më parë, por gjithnjë në koordinim me Shqipërinë.

Alban Dudushi:  Uroni më shumë pranverën për zgjedhjet e ardhsme, apo vjeshtën?

 

Albin Kurti: Pranvera është më e bukur se Vjeshta, por megjithatë vjeshta është më e mirë se ndonjë pranverë e Vitit të ardhshëm.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here