Java ndërkombëtare e diamantëve, sfida e të bërit diamantë mijëvjecarë

0
162

“Shkëmbimi i Diamantëve në Izrael” po organizon Javën e gjashtë Ndërkombëtare të Diamantëve, nga e cila ata shpresojnë se do të fuqizojnë pozicionin e tyre si një qendër madhore në industrinë botërore të diamantëve. Dhjetra kompani nxituan të vizitonin dhomën më të madhe tregtare të diamanteve në Ramat Gan, në periferi të Tel Avivit, ku blerësit, nën masa të larta sigurie, patën mundësinë të shihnin ekspozimin e gurëve të çmuar. Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun për Institutin Izraelit të Diamanteve, Sharon Gefen, shpjegoi sfidat me të cilat përballet industria në vitet në vijim.

“Një nga sfidat më të mëdha është të bësh diamantë të përshtatshëm për mijëvjeçarët, gjenerata e re që ne duhet të tërheqim, të cilët nuk e dinë se një diamant është përgjithmonë, që nuk janë rritur me këtë.”
Gefen shtoi se 400 blerës nga 30 vende të ndryshme, ndoqën eventin e këtij viti. Shefi ekzekutiv i minierës ruse të diamanteve Alrosa, Andrey Zharkov, tha se Izraeli është një qendër e rëndësishme e diamanteve për industrinë.

“Është shumë e rëndësishme për industrinë e diamanteve dhe për të gjitha kompanitë e diamanteve, prodhuesit. Është e rëndësishme që po zhvillohen qendra të ndryshme diamantesh. Dhe kjo është përse ne jemi këtu.”
Alrosa, prodhuesi më i madh në botë i diamanteve, ekspozoi tre diamantë masivë që tërhoqën vëmendjen e publikut, si dhe një replikë të Kurorës Mbretërore Ruse. Ajo përmban 4.800 diamantë, mbi 1.000 karatë në total dhe ka një vlerë prej 20 milionë dollarësh. Bashkë me njësinë anglo-amerikane De Beers, Alrosa prodhon gjysmën e diamantëve në botë.
Një ankand i Alrosas gjatë kësaj jave, do të ofrojë 108 kuti me diamante nga 11 deri në 199 karatë, të bardhë dhe me ngjyrë, sipas një deklarate për shtyp për Javën Ndërkombëtare të Diamantëve. Shitjet e këtij guri të çmuar e morën veten gjatë vitit që lamë pas, ndërkohë që në 2015, industria pësoi një krizë. Izraeli është tashmë një qendër kyç në tregti dhe diamantët përbëjnë rreth 20% të të gjitha eksporteve industriale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here