Edhe kryeministri asaj i përulet: Vajza shtatëvjeçare – perëndesha e gjallë e Nepalit! (Foto)

0
438

Në Putan të Nepalit, shtatëvjeçarja e quajtur Yunika është shpallur si perëndi e gjallë, sepse ka zë të kthjellët si të rosës dhe qerpikë sikur të lopës.

Me shpalljen e saj perëndi apo Kumari, është vazhduar tradita shekullore e të pasurit një zot në mesin e të vdekshmëve, që adhurohet nga hindutë dhe budistët.

Vajza me zë të kthjellët dhe qerpikë si të lopës eshte shpallur perendi e gjalle foto 2

Gjatë një festivali që është zhvilluar së fundmi, në mesin e personave që u falën për vogëlushen, ka qenë edhe kryemisnitri Pushpa Kamal Dahal. Si gjithë të tjerët, edhe ai është përkulur dhe e ka nderuar kur janë takuar së pari.

Vajza me zë të kthjellët dhe qerpikë si të lopës eshte shpallur perendi e gjalle foto 3

Me gjithë statusin e lartë, vajza të cilën thuhet se e adhurojnë perënditë dhe me ta shikuar në sy u sjellë njerëzve fat, ajo ende jeton me familjen.

“Kur vajza ime u zgjodh si Kumari, isha shumë i lumtur. Është titull i lartë që të gjithë e nderojnë”, ka thënë babai i saj.

Vajza me zë të kthjellët dhe qerpikë si të lopës eshte shpallur perendi e gjalle foto 4

Pasi i është zgjedhur vajza si perëndi, prindërit e saj e kanë lëshuar punën dhe duhet të kujdesen shumë për të, sepse Kumari nuk bën të dalë nga shtëpia – pos në raste speciale – dhe këmbët e saj nuk bën ta prekin tokën.

Nëna e Yunikas është bërë një lloj grimereje, duke aplikuar vizatime në fytyrën e saj që ta dallojnë sa më shumë nga njerëzit e zakonshëm.

Vajza me zë të kthjellët dhe qerpikë si të lopës eshte shpallur perendi e gjalle foto 5

“Brengosem shumë, sepse ajo nuk mund të dalë për të luajtur si fëmijët tjerë, por i vijnë shpesh shoqet brenda. Çfarëdo që kërkon, kukull ose ndonjë lodër, ne ia plotësojmë të gjitha dëshirat”, ka thënë nëna e vogëlushes.

Për t’u zgjidhur Kumari, që do të thotë e pamartuar apo virgjëreshë, vajza duhet të ketë edhe specifika tjera, si: qerpikët sikur të lopës, kofshët si të drerit dhe zërin e kthjellët si të rosës.

Vajza me zë të kthjellët dhe qerpikë si të lopës eshte shpallur perendi e gjalle foto 6

Nëse fëmija i ka të gjitha karakteristikat, duhet gjithsesi të jetë i pranuar nga mbreti i Nepalit si dhe astrologët. Para se t’i besohet titulli, vogëlushja testohet për guxim, gjakftohtësi dhe qetësi. /Telegrafi/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency